Hoxhaj: E mërkura dita e ratifikimit të Demarkacionit, i hapë rrugë liberalizimit të vizave

Feb 24, 2018 | 14:52
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj e ka mirëpritur marrëveshjen e arritur për konsensus politik për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se ky është një hap tejet i rëndësishëm drejt lëvizjes së lirë të qytetarëve drejt zonës Schengen.

enver-hoxhaj-komiteti-foto4_1491060124-9922238
Në një prononcim për Express, Hoxhaj vlerëson se përkushtimi dhe vendosmëria e partive në koalicion, e veçmas e Kadri Veselit si lider i koalicionit dhe Ramush Haradinajt si lider i ekzekutivit kanë bërë që të tejkalohen dallimet dhe të vihet në rend të parë interesi i qytetarëve të Kosovës.

“Kjo është qasja dhe fryma që duhet ta ndjekim edhe në tema të tjera të rëndësisë nacionale, në mënyrë që të ecim përpara si shtet dhe si shoqëri. Një qeveri që ka vullnet për të ecur përpara dhe një parti si LDK-ja e cila megjithëse në opozitë ka treguar konstruktivitet të madh për këtë temë, janë komponenta kyçe që do të mundësojnë që Kosova të ecë me një shpejtësi të re drejt integrimit euro-atlantik”, ka shtuar Hoxhaj.

Ai madje thotë se të mërkurën ka qartësi dhe konsensus politik për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi./Express

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura