Hoxha, që flet me gjuhën e serbëve: Në Kosovë s’ka pasur shqiptarë, i solli Turqia (VIDEO)

Apr 2, 2015 | 9:47
SHPËRNDAJE

Hoxha nga Prizreni, Irfan Salihu, në një ligjëratë të tij kishte shkuar aq larg në shtrembërimin e historisë shqiptare, sa që ka thënë se në Kosovë gjatë vitit 1445 kanë qenë vetëm një për qind shqiptarë.

Irfan Salihu

Ai duke i dhënë vetes të drejtë të shpjegojë historinë shërbehet me shumë të pavërteta.

Sipas tij, turqit i kanë sjell shqiptarët në Kosovë dhe me pastaj iu kanë dhënë toka atyre.

Për të “mësuar” më shumë për historinë e shqiptarëve që e ligjëroi hoxha, shikojeni videon më poshtë, nga ligjërqta e hoxhë Irfanit e mbajtur në prill të vitit 2013. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura