Hot! Era Istrefi çmend fansat me fotot superseksi në bikini

Aug 1, 2020 | 17:59
SHPËRNDAJE

Era Istrefi ka bërë një paraqitje seksi dje, me rastin e Festës së Bajramit. Këngëtarja Era Istrefi ka filluar të jetë më aktive këtë verë, edhe pse vendi vazhdon të jetë në sulm të koronavirusit.

Këngëtarja dje ka qenë duke marrë diell në oborrin e saj, ndërsa ka shkruar se ishte një foto “pa shumë turp”.

Kujtojmë se Era pritet që të lançojë një këngë sivjet bashkë me reperin Buta, të cilën ata e kanë paralajmëruar para disa ditësh në rrjetet sociale.

Ylli i “Bon bon” ka lajmëruar përmes story-ve në “Instagram” se do të bashkëpunojë me Butën. Reperi kosovar ka publikuar gjithashtu një foto nga studio me bukuroshen bjonde në rrjetin social.

Dyshja e artistëve nuk kanë zbuluar detaje të tjera për bashkëpunimin e tyre, megjithatë fansat kanë shumë pritshmëri për këngën e re.

Hera e fundit që Era Istrefi ka realizuar një projekt shqip, ka qenë ai me motrën e saj Nora, “Nuk e di”, në prill të 2019.

Ndërsa bashkëpunimi i fundit ndërkombëtar ka qenë ai me Ilkay Sencan dhe Arash, “No Maybes”, i publikuar gjatë periudhës së izolimit nga pandemia në mars të këtij viti.

/Panoramaplus.al

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura