Horrori në Tiranë/ Vëllai i Zhaneta Josifit flet pas ngjarjes: Anisa nuk dilte kur ishim për vizitë, u detyrova të shkoja në polici sepse motra ime…

Jul 5, 2020 | 12:55
SHPËRNDAJE

Vëllai i Zhaneta Josifit, gruas qe u vetflijua nje vit pasi mbante te bijen te vdekur brenda ne banese ka treguar detaje nga takimet e fundit me motrën dhe mbesat e tij.zhaneta anisa varrim ringjallje permet varreza

Ne nje rrefim per “News 24″, Fejzo thote se mbesën e tij të ndjerë, Anisa, nuk e kishte takuar që prej 2 vitesh, duke shtuar se nuk ishte të dijeni se çfarë sekti ndiqnin ato konkretisht.

“Anisa nuk dilte sa here shkonim ne shtëpi. Na thoshin “Anisa eshte ne shtepi, po lexon e po fle”. Nuk na shkonte kurre mendja qe do ndodhte kjo gje”- ka thene ai.

Me tej ai shton se “Prej kohesh nuk po kontaktoja dot me motrën. U detyrova te shkoja ne Polici. Motra me vajzen iu pergjigjen thirrjeve te Policise. Motra dhe Blerta i thane Policise “Jemi ne shtepi”. Policia na tha se motra me vajzat ishin mire. Anisen kam rreth 2 vjet pa e takua. Ne shtepi nuk kemi ndjere kurre ere te rende. Nuk e kuptojme arsyen e ketij akti ekstrem. Nuk kam informacion ne cilin sekt fetar ishin perfshire. Vajzat ishin me shkolle te larte, vetem e ema punonte”, tha ai.

Ndërkoha, daja i dy vajzave, pohoi se interesohej shpesh për to nëse kishin probleme apo kërcënoheshin nga dikush. Ndër të tjera ai tha se bashkëshorti i motrës së tij ishte vetëvrarë para 16 vitesh, pasi i kishte rënë një trompozë, ndërsa ishte hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonin.

“Interesohesha nese kishin probleme apo kercenime. Babai i vajzave pesoi tromboze para shume vitesh dhe më pas vetëvra. Ai u hodh nga kati i katërt i pallatit”- ka thene ai. /BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura