Horror para “Marshimit të Paqes”, 86 të vdekur, 126 të plagosur në Ankara

Oct 10, 2015 | 14:29
SHPËRNDAJE

UPDATE/ PAMJE TE RENDA/ Horror i vërtetë gjatë asaj që duhet të ishte marshim për paqen në Ankara.  Nga shpërthimi kamikaz në kryeqytetin e Turqisë Ankara, humbën jetën 86 persona dhe u plagosën 126 të tjerë, sipas një vlerësimi paraprak të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë, raporton Anadolu Agency. 

shperthimi

Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në zonën ku ndodhet edhe stacioni i trenit të këtij qyteti. Në vend ngjarje janë drejtuar një numër i madh ambulancash dhe personeli shëndetësor.

Gjatë ditës së sotme në sheshin Sıhhiye të Ankarasë pritej të zhvillohej një marshim me moton “Kundër luftës, Paqje menjëherë dhe tani. Paqe, punë dhe demokraci”. Vendi ku do të fillonte ky marshim ishte caktuar stacioni i trenit të këtij qyteti.

ancara

Ndërkohë si shkak i këtij shpërthimi dyshohet një sulm kamikaz. Sipas informacioneve theksohet se edhe godina e stacionit të trenit ka pësuar dëmtime serioze.

54321

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura