Horror në Greqi, dy vajzat e vogla jetuan me babanë e vdekur 3 muaj

May 29, 2016 | 12:53
SHPËRNDAJE

Një histori tragjike ka ndodhur në Trikalla të Greqisë, ku dy vajza të mitura 11 vjeç dhe 13 vjeç kanë jetuar për 3 muaj në banesë me mamanë dhe babanë e tyre të vdekur .

policia-grekeGruaja nuk donte që të ndahej nga bashkëshorti, deri kur vendosi të telefononte dhe njoftonte policinë se çfarë kishte ndodhur. Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në mars të këtij viti.

Dyshohet se 75-vjeçari grek kishte vdekur si pasojë e ndonjë ataku kardiak, megjithatë pritet rezultati i autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Dy fëmijëve u është vendosur një psikolog dhe nuk dihet ende nëse dy vajzat do të vazhdojnë të qëndrojnë me mamanë apo do të dërgohen në institucionin e kujdesit të fëmijëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura