Horoskopi për sot, 23 Janar 2018

Jan 23, 2018 | 0:02
SHPËRNDAJE

DASHI

Të gjithë ata që kohët e fundit kanë kaluar një periudhë delikate, do ndihen më të qetë. Nëse ia keni dalë të mos ndaheni, mund të riforconi edhe marrëdhënien. Në planin financiar do keni goxha probleme për të zgjidhur.

DEMI

Respektojeni më shumë lirinë e partnerit sot dhe do e shihni që gjërat do shkojë më së miri ndërmjet jush. Dialogu madje do shtohet. Në planin financiar duhet të tregoheni më të kujdesshëm dhe të bëni një riorganizim të buxhetit.

BINJAKET

Do keni probleme në komunikimin me partnerin tuaj sot dhe falë kësaj mund të lindin debate të mëdha. Tregohuni shumë të kujdesshëm dhe mos e teproni me fjalët. Në planin financiar pjesa më e madhe do kenë fat dhe do e stabilizojnë buxhetin.

GAFORRJA

Jeta juaj në çift do jetë mjaft e qetë sot dhe nuk do keni as problemin më të vogël më të dashurin tuaj të zemrës. Do e respektoni edhe pavarësinë e lirinë e tij. Mos e shtyni për më vonë organizimin e financave sepse nuk pret puna.

LUANI

Mos i kërkoni partnerit gjëra të pamundura sot sepse ai nuk do mund t’ua plotësojë dot dëshirat. Tregohuni më të arsyeshëm dhe më realiste. Të ardhurat do të rriten ndjeshëm.

VIRGJERESHA

Sot do e kuptoni më mirë sesa rëndësi ka ai që keni në krah dhe do i kushtoni më tepër vëmendje. Do flisni hapur për gjithçka dhe do mendoni të bëni disa projekte. Në planin financiar duhet të tregoheni shumë strikte me shpenzimet nëse doni të mos keni probleme.

PESHORJA

Planetët do favorizojnë bashkëpunimin në çift gjatë kësaj dite dhe iu do ndiheni më së miri. Së bashku do provoni edhe emocione të reja. Konfigurimi i yjeve nuk do jetë aspak i favorshëm për sektorin e financave.

 

AKREPI

Pritet që dita e sotme, për të gjithë ata që janë në një lidhje, të jetë e mirë. Nuk do keni debate të kota dhe do i mendoni më mirë ato që do thoni. Nëse keni disa shpenzime të rëndësishme për të bërë, bëjini sot.

SHIGJETARI

Asnjë planet nuk do influencojë drejtpërdrejt në jetën sentimentale të çifteve. Gjithçka do shkojë mirë dhe do i shprehni më tepër ndjenjat. Me financat do tregoheni më të arsyeshëm.

BRICJAPI

Pas një periudhe të mrekullueshme për jetën tuaj në çift, sot gjërat do marrin tatëpjetën. Do e kundërshtoni për gjithçka partnerin dhe kjo do ndezë debate të zjarrta. Në planin financiar gjërat do shkojnë mirë.

UJORI

Klima në çift do jetë shumë e ngrohtë sot dhe bashkëpunimi do të përforcohet. Tregohuni pak më të drejtpërdrejtë dhe shprehni gjithçka që ndjeni. Tregohuni më të matur me shpenzimet gjatë kësaj dite nëse nuk doni që buxheti t’iu pakësohet.

PESHQIT

Ka shumë gjasa që sot të mendoni t’i jepni fund një lidhjeje që ka pasur mjaft probleme kohët e fundit. Bëni atë që është më e mira për ju pa menduar çdo thonë të tjerët. Pritet që në planin financiar situata të jetë më e qëndrueshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura