Horoskopi për datën 21 Shkurt 2018

Feb 21, 2018 | 0:00
SHPËRNDAJE

DASHI

Sot njerëzit do t’ju duken pak më shumë kokëfortë se zakonisht. Kjo është dita për të vepruar, pasi keni gjithë informacionin e duhur. Sigurohuni të merrni vëmendjen që meritoni.

DEMI

Kjo është ditë shumë e përshtatshme për ju. Sot mund të shoqëroheni me persona të huaj, dhe t’ju krijohen mundësi të reja. Të jeni vendimtar dhe të sigurt, në hapat që mund të hidhni.

BINJAKET

Shprehni ndjenjat tuaja, pasi ka shumë njerëz që duan t’ju dëgjojnë. Disa nga miqtë tuaj duan t’ju qëndrojnë afër. Duhet t’u tregoni atyre, se jeni ju ai që duhet të hidhni hapin i pari.

GAFORRJA

Kjo është një ditë fantastike për të festuar. Njerëzit do t’ju respektojnë për aftësitë tuaja. Jini të sigurt në veprimet tuaja dhe shprehni atë që mendoni, duke qenë vetvetja.

LUANI

Sot mund të merrni inat diçka. Ju do të kërkoni vëmendje shtesë nga të tjerët, sidomos kur vjen puna për nevojat tuaja. Jepini njerëzve kohë, që dhe ju të punoni çështje me interes.

VIRGJERESHA

Sot duhet të bashkëpunoni me njerëz që kanë temperament. Marrëdhëniet tuaja do të ecin mjaft mirë, nëse lini që dhe ata të jenë në qendër të vëmendjes. Sigurohuni që ju të dëgjoheni.

PESHORJA

Ju do të keni një dëshirë të fortë për të shprehur ndjenjat tuaja. Gjithashtu dëshironi të vlerësoheni për natyrën tuaj të ndjeshme, të përkushtuar dhe me pasion. Ngrini zërin tuaj.

AKREPI

Sot do të keni një ditë me energji në dispozicionin tuaj. Punoni me partnerët për të promovuar idetë tuaja. Shprehni pasionet tuaja me zë të lartë, që ato të dëgjohen nga të tjerët.

SHIGJETARI

Sot është dita për tu kujdesur më shumë për veten tuaj. Veproni me besim, pasi kështu do të realizoni ëndrrat tuaja. Planet tuaja kanë pasion, kështu që ju mund të punoni më mirë.

BRICJAPI

Ju jeni të interesuar të përmirësoni situatën për të gjithë. Dikush mund të punojë ndryshe nga mënyra juaj, duke shkaktuar probleme në marrëdhënien mes jush. Veproni me besim.

UJORI

Shprehni idetë tuaj, duke mos u ndikuar nga të tjerët. Pasioni do të jetë çelësi për të manifestuar ëndrrat tuaja. Kjo është dita për të vepruar me guxim drejt atyre ëndrrave.

PESHQIT

Kjo është një ditë e mrekullueshme. Mbroni veten me besim, për të shkuar drejt qëllimeve tuaja. Bëni pushim nga rutina juaj normale për t’u kënaqur me miqtë dhe të dashurit tuaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura