Horoskopi për datën 20 janar 2018

Jan 20, 2018 | 0:01
SHPËRNDAJE

DASHI

Sot do jetë paksa e vështirë të ruani një klimë të qetë në lidhjen tuaj. Euforia e ditëve të mëparshme do të shuhet. Bëni kujdes!

DEMI

Klima për ata që janë në çift do jetë pak e trazuar. Disa debate të papritura si pasojë e xhelozisë mund të prishin gjithë stabilitetin e lidhjes suaj. Kujdes!

BINJAKET

Venusi do ndikojë mjaft në jetën tuaj sentimentale. Ka ardhur momenti të rregulloni çdo debat dhe keqkuptim që ka lindur kohët e fundit me partnerin.

GAFORRJA

Të gjithë ata që kanë pasur probleme kohët e fundit do fillojnë t’i rregullojnë. Do merrni edhe disa vendime me rëndësi.

LUANI

Hëna do ndikojë së tepërmi tek ju sot. Klima që ajo do krijojë do jetë mjaft pozitive dhe e ngrohtë. Ata çifte që kishin rënë në qetësi kohët e fundit do takojnë edhe njëherë pasionin.

VIRGJERESHA

Do jeni shumë të shqetësuar për jetën tuaj në çift sot dhe me të drejtë. Mërkuri do krijojë disa turbullira por ju do dini të notoni edhe në to dhe të dilni në sipërfaqe.

PESHORJA

Jeta sentimentale do iu sjell shumë kënaqësi. Do përjetoni një ndjenjë të thellë dhe do ndiheni më të sigurt pranë atij që doni.

AKREPI

Klima në dashuri nuk do jetë e ngrohtë por përvëluese. Jupiteri do iu bëjë mjaft të lumtur dhe bashkëpunimi me partnerin do jetë edhe më i madh.

SHIGJETARI

Do dashuroni dhe do jetoni qetësisht sot. Klima do jetë mjaft sensuale dhe harmonia do të mbizotërojë në çift. Nëse jetoni bashkë, pasioni do të rindizet.

BRICJAPI

Pas shumë kohësh lidhja juaj do bëhet më e qëndrueshme dhe marrëdhëniet me partnerin do fillojnë të përmirësohen. Edhe financat do kenë një përmirësim të ndjeshëm.

UJORI

Nëse keni kohë që jeni në çift bëni kujdes sepse mund të këtë edhe disa tronditje sot. Nëse fillon tensioni do e keni të vështirë ta kaloni.

PESHQIT

Venusi do iu sjelle harmoni në jetën tuaj në çift por vetëm nëse edhe ju bëni përpjekjet e nevojshme. Në çdo moment tregohuni të çiltër dhe të hapur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura