Horoskopi për datën 14 Shkurt 2018

Feb 14, 2018 | 0:00
SHPËRNDAJE

Dashi

Sot parashikohen debate me partnerin/en. Në shumë gjera nuk do të ndani të njëjtin mendim dhe kjo do ju çojë në zënka të njëpasnjëshme. Beqarët do kenë një ditë me fat dhe mund të nisin edhe një lidhje afatgjatë

Demi

I gjithë fokusi juaj sot është përqendruar tek marrëdhënia juaj në çift. Jeni në zhvillime shumë të rëndësishme për të ardhmen në ketë fushë. Beqarët nuk do i bëjnë mirë llogaritë dhe do tregohen të nxituar, më pas do vuajnë pasojat.

Binjakët

Një ditë e qetë dhe me të gjitha gjërat të mirëorganizuara. Do të jeni mjaft të dashur me personin që keni afër vetes. Beqarët do jenë në kërkim të personit të tyre të ëndrrave, por nuk do ja dalin dot dhe do vazhdojnë të jenë vetëm.

Gaforrja

Po e nisni këtë ditë me këmbën e gabuar ju të dashuruarit dhe kjo gjë do të reflektojë në çdo vendim tuajin në orët në vazhdim. Beqarët pavarësisht se do mundohen deri në maksimum, nuk do arrijnë të bëjnë dot për vete personin që pëlqejnë.

Luani

Sot jeni shenja më me fat e Zodiakut ju që jeni në një lidhje dashurie. Çdo gjë është siç dëshironi madje disa situata do të dalin më mirë seç e prisnit. Beqarët këshillohet ta lënë veten të lirë he t’i marrin gjërat ashtu siç do ju vijnë.

Virgjëresha

Jeni përqendruar në investime afatgjata por dita e sotme do t’ju kushtëzojë të zgjidhni sa me shpejt disa probleme me partnerin/en. Beqarët do tërhiqen shumë nga një person që do takojnë dhe mund të bien në dashuri me të.

Peshorja

Sot jeni ju të dashuruarit protagonistët e ditës dhe kjo gjë do t’ju pëlqejë. Në çdo aspekt do të kërkoni më të mirën e gjërave. Beqarët nuk do jenë të vendosur dhe të gatshëm për të nisur lidhje dhe do refuzojnë ftesat për takime.

Akrepi

Duhet të përshtateni me ndryshimet sot ju që i përkisni një lidhjeje dashurie. Do të ndodhin shumë shpejt dhe ju do të jeni të luhatur përgjatë gjithë ditës. Beqarët do kenë takime interesante  dhe mund të takojnë edhe personin e duhur.

Shigjetari

Sot jeni përqendruar në objektivat për të ardhmen tuaj në çift. Persona afër jush duan të përfitojnë në atë që mund të arrini. Beqarët nuk do kenë një ditë me fat në dashuri dhe do mbeten ende me të njëjtin status.

Bricjapi

Ju të dashuruarit nuk po organizoheni dot siç duhet sot. Kjo javë ju ka gjetur kaotikë dhe në rrëmujë e sipër. Beqarët do jenë gjatë gjithë kohës të rrethuar nga shoqëria dhe nuk do e ndjejnë aspak peshën e vetmisë.

Ujori

Sot do të jeni shumë nervozë dhe nuk do dini si t’i zgjidhni problemet tuaja. Bëmi mirë që të shmangni debatet me partnerin/en sepse mund të përfundoni duke debatuar. Beqarët pavarësisht takime të shumta do ju duhet të presin edhe pak për të ndryshuar statusin.

Peshqit

Lajme të mira për ju të dashuruarit. Do t’ju hapen porta të reja që nuk i kishit imagjinuar. Beqarët duhet t’i shfrytëzojnë takimet e sotme sepse kanë mundësinë për të gjetur shpirtin e tyre binjak.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura