Horoskopi i modës: A do të jetë 2013 glamour?

Dec 24, 2012 | 14:26
SHPËRNDAJE

Viti i Ri është te dera. Jeni gati (e kemi fjalën për look-un) për t’u përballur me të papriturat e Vitit të Ri, edhe nëse po, hidhini një sy yjeve. Pas dështimit të fundit të botës, tashmë ata parashikojnë edhe look-un e duhur për ju. Këtë herë po sjellim vetëm gjashtë shenjat e para. Këshilla për t’u ndjekur, aksesorët e duhur… burrat janë të paralajmëruar!

[portfolio_slideshow]

Dashi
Horoskopi thotë që…
“…Nëse e keni zemrën e lirë, mos përjashtoni mundësinë e një dashurie të re në rrethana krejt të pazakonta falë pranisë së papritur të Uranit në shenjën tuaj…”.
Veshja që ju këshillojnë yjet…
Të jeni e paparashikueshme dhe joshëse. Si? Peliçe menjëherë mbi të brendshme si dhe këpucë çorape. Mund të jetë fillim i mirë…”. Prada 2013
Këpuca e fatit
Këpucë e kuqe kastor, dekolte Celine 2013.
Rreziku (këshilla)
Eksentrike po. E ekzagjeruar jo. Rreziku i të kthyerit në qesharake është gjithmonë te pragu, jua kujtojnë edhe yjet. Më mirë ndaluni, gjithnjë një hap përpara.

Gaforrja
Horoskopi thotë që…
“… Qetësia financiare në 2013-n nuk do t’ju mungojë, sidomos në pjesën e dytë të vitit. Me Jupiterin tranzit, pozitivisht në shenja, do të shtohen prurjet…”.
Veshja që këshillojnë yjet…
Luksoze, edhe e tepruar. Provokimi përmes goldit bën për rastin tuaj, sidomos në versionin gipsy hippie. Versacce
Këpuca e fatit
Çizme të gjata, të sheshta me ngjyra neutrale. Salvatore Ferragamo
Rreziku (këshilla)
Më 2013-n do t’ju kapë një mani e çuditshme për aksesorë. Plotësojani vetes dëshirat! Do t’ju sjellin fat!

Demi
Horoskopi thotë që…
“… Më shumë mundësi në vijimësinë e 2013-s, disa aspekte të punës suaj do të bëhen të pakënaqshme. Pra mund të vendosni të ndryshoni zanat, ose të kërkoni mundësi të reja…”.
Veshja që këshillojnë yjet…
Mashkullore diskrete. Kështu do përballoni me filozofi ndryshimet në horizont. Girogio Armani 2013
Këpuca e fatit
Mokasina dekolte. Me shije english-style. Torry burch.
Rreziku (këshilla)
Shpesh, kur ndiejmë të vijë momenti për të përballuar një ndryshim të rëndësishëm, tentojmë të eliminojmë “gri-në”. Është Ok., ama mos ekzagjeroni. Lejojini vetes gjithnjë një aksesor të bukur.

Luani
Horoskopi thotë që…
“…Gjatë 2013-s prania e Saturnit në shenjë mund të zbehë pak mbrojtjen e unit tuaj duke ia lënë kupidit okazionet për t’u lançuar me pak mundim…”.
Veshja që këshillojnë yjet…
Romantike, por aktuale. Kjo është ngjyra top e stinës. Edhe rrudhat nuk përjashtohen, por të përmbajtura. Bëni të ditur përmes veshjes që jeni në humor për dashuri të reja, por pa teprime dhe jo me “qëllime” shumë të hapura. Blumarine
Këpuca e Hirushes:
Sandalet prej gladiatori nga Band of Outsiders
Rreziku (këshilla)
Të themi të vërtetën: hera-herës, ana juaj fëminore bëhet shqetësuese. Kjo ndihet edhe në look-un tuaj shpesh. Është pak e rrezikshme dhe i duhen vënë frenat. Sidomos nëse të 18-tat keni ca që i keni kaluar.

Binjakët
Horoskopi thotë që…
“…Me Jupiterin tranzit në shenjë rrezikoni të merrni disa kg më tepër, nuk do t’ju pëlqejnë”.
Veshja që këshillojnë yjet:
Strategjik! Nëse duhet t’i fshihni kg që do të merrni, më mirë zgjidhni një veshje me mend. Një variant është ky në foto nga Maison Martin Margiela.
Këpuca e fatit
Platforma plexi me të cilën mund të fitoni me stil disa centimetra më shumë. Stella McCartney
Rreziku (këshilla)
E keni parasysh look-un prej sekretareje? Këmishë e mbyllur, bizhu pak të dukshme? Erdhi momenti t’i vini në praktikë, dhe jo vetëm në punë.

Virgjeresha
Horoskopi thotë që…
“…Neptuni, në një pozicion të vështirë, do të shkaktojë pak konfuzion mendor, qëndroni me këmbë në tokë dhe vlerëzoni “po-të” dhe “jo-të” përpara se të veproni…”
Veshja që ju këshillojnë yjet…
Nostaligjik dhe retro. Por sidoqoftë romantic dhe plot ngjyra. Për të përballuar zgjedhjet, mbajeni njërën këmbë në të shkuarën…” Gucci
Këpuca e Hirushes
Mary Jane e viteve -40të me takën e “rëndësishme” Bottega veneta
Rreziku (këshilla)
Këtë vit premonani: as flokë të rrëmushëm, llok të shkatërruar, po as në këmish e jeans. Lëreni fare look-un contry. Të paktën për këtë vit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura