Horoskopi i datës 7 korrik

Jul 7, 2015 | 8:30
SHPËRNDAJE

DASHI

Sot, do të ndiheni pak i lodhur jo shumë i kënaqur, pasi nuk ju kanë ecur mirë gjërat në punë tuaj. Në dashuri, partneri juaj nuk kërkon gjë tjetër, përveç asaj që i dhuroni ju.

 

 

DEMI

 Në punë, gjërat shkojnë mirë. Në dashuri, nëse jeni vetëm, do të jeni i disponueshëm, për të pasur njohje të reja, në favorin tuaj. Nëse jeni çift, do të kaloni momente plot energji me partnerin tuaj.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                 

 

 

BINJAKET

Në ambientin e punës, dikush do të tregojë kujdes të veçantë për ju, jo vetëm kaq, do arrijë t’ju fitojë dhe zemrën. Në aspektin afektiv, do të jeni shumë i qartë në çdo lloj argumenti që do ti jepni partnerit, duke larguar kështu tensionin në raportin tuaj.

 

 

GAFORRJA

Sot, do të jeni gjatë gjithë kohës duke menduar sesi mund ti realizoni gjërat tuaja. Në aspektin afektiv, partneri do t’ju jap një vizion të duhur të gjërave.

 

LUANI

Kjo ditë do të jetë produktive në shumë aspekte, me impenjime të rëndësishme, sidomos në aspektin profesional. Në dashuri, nëse jeni vetëm, do të keni mbështetjen dhe shoqërinë e një mikut tuaj, që do t’ju kënaq pa masë.

 

 

VIRGJERESHA

Në këtë ditë, falë ndikimit planetar, do të jeni pjesë e një eventi të këndshëm, në aspektin afektiv, me të ftuar shumë të dashur për ju. Në punë, do të keni disa surpriza të vogla jo shumë të këndshme për ju.

 

 

PESHORJA

Vazhdoni me një fazë pozitive dhe sot, megjithëse do të keni disa probleme të vogla. Në dashuri, duhet të jeni pak më shumë romantik, i dashur ndaj partnerit tuaj.

 

 

AKREPI

Sot, në aspektin afektiv, nuk do të dëgjoni këshillat që do t’ju jap partneri, dhe nuk do të jeni aspak të disponueshëm për dialog me partnerin. Në punë, nuk duhet të shqetësoheni, duke mbajtur sa më larg problemet tuaja profesionale!

 

 

SHIGJETARI

Në ambientin e punës, po jetoni një fazë të qetë, në marrëdhënie me kolegët tuaj. Në dashuri, do t’ju duhet ti zgjidhni vet problemet e vogla që keni me partnerin, nuk duhet t’ju mungojë aspak fantazia!

 

 

BRICJAPI

Në ambientin e punës, situata që po kaloni, do të zgjidhet, falë disa alternativave që do t’ju dalin përpara. Në dashuri, ka ardhur koha të gjeni një partner ideal, për këtë duhet të shfrytëzoni njohje të reja miqësore!

 

 

UJORI

Një event i këndshëm, do t’ju bëjë alegro, dhe do ta përballoni këtë fazë me pozitivitet. Në dashuri, do të kaloni me partnerin momente të lumtura.

 

 

PESHQIT

Në ambientin e punës, nuk duhet ti zgjasni duart askujt, që nuk ju ka mbështetur dikur. Në dashuri, ju do të ndiheni të dobët përballë tensioneve që do t’ju bëjë partneri.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura