Horoskopi i datës 6 korrik

Jul 6, 2015 | 8:30
SHPËRNDAJE

DASHI

Do mendoni se më në fund i keni zgjidhur problemet në çift dhe nuk do përballeni me surpriza të këqija, por fatkeqësisht partneri do iu zhgënjejë. Përfitoni nga Jupiteri për të përballuar problemet financiare.

 

 

DEMI

Çiftet sot do të kalojnë një ditë të bukur të mbushur me pasion dhe kënaqësi. Jeta sentimentale do iu duket edhe më e bukur. Planetët do iu sjellin fat edhe me financat.

 

  

BINJAKET

Ditë e lumtur për të dashuruarit. Bëni vetëm kujdes mos kërkoni më shumë sesa duhet sepse partnerit nuk do i pëlqejë aspak. Kujdesuni më shumë për financat.

 

 

GAFORRJA

Marrëdhënia ndërmjet jush dhe partnerit tuaj do jetë e mirë falë Jupiterit. Financat do jenë inkurajuese. Do tregoheni të matur edhe me shpenzimet.

 

 

LUANI

Me ndihmën e Venusit çiftet do kalojnë një ditë të qetë. Përfitoni nga kjo dhe qartësohuni me veten. Financat fatmirësisht do jenë shumë të mira.

 

 

VIRGJERESHA

Kontrollojeni sjelljen tuaj sot. Nëse do keni ndryshime të menjëhershme të humorit përgatituni për konflikte në çift. Ekuilibri financiar për momentin do jetë i dobët. Bëjini mirë llogaritë.

 

 

PESHORJA

Duke qenë se Jupiteri do jetë i pozicionuar keq në jetën tuaj në çift ka rrezik të ketë konflikte. Është mirë të tregoheni të matur me financat, përndryshe do futeni nëpër qorrsokakë pa rrugëdalje.

 

 

AKREPI

Mos u mbyllni në vetvete sot por flisni sa më shumë të mundni me atë që keni në krah. Edhe pse financat nuk do jenë të qëndrueshme ju do tërhiqeni mjaft nga objektet luksoze.

 

 

 SHIGJETARI

Qielli juaj i dashurisë do marrë më shumë ngjyra sot. Është Venusi ai që do sjellë më shumë harmoni dhe begati. Është mirë të rezervoheni me shpenzimet gjatë kësaj dite.

 

 

BRICJAPI

Ata që janë në çift jo vetëm që do ia kalojnë për mrekulli por mund të bëjnë edhe ndonjë çmenduri të vogël së bashku. Mos ëndërroni shumë në planin financiar por tregohuni më rigorozë që të mos keni probleme.

 

 

UJORI

Dita do jetë e furishme për të dashuruarit. Do jeni posesive por edhe tmerrësisht pasionant. Financat ka rrezik të përballen me pengesa të vështira.

 

 

PESHQIT

Jeta sentimentale e çifteve do jetë e mbrojtur nga yjet. Do tregoheni më bashkëpunues dhe solidare me atë që keni në krah. Situata financiare pritet të përmirësohet.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura