Horoskopi i datës 4 Maj

May 4, 2015 | 8:30
SHPËRNDAJE

Dashi

Nëse jeni çift, do të keni një bashkëpunim të mirë me partnerin. Perspektiva të mrekullueshme financiare. Do merrni iniciativa për të përmirësuar buxhetin, duke pasur sukses.

 Demi

Humori juaj nuk do jetë i njëjtë në momente të ndryshme të ditës. Ju nuk duhet të krijoni debate me partnerin. Situata financiare do jetë më e paqëndrueshme sesa kohët e fundit.

Binjaket

Ngrohtësi dhe sensualitet do të keni në këtë ditë. Nëse jeni beqar, shfrytëzojeni ditën sa të mundni. Në aspektin financiar do t’ju duhet të kryeni shpenzime, prandaj bëni kujdes.

Gaforrja

Jeta në çift do jetë prioriteti për ju sot. Do hidhni pas krahëve të gjitha problemet që keni pasur dhe do mendoni për të ardhmen. Fati do jetë në anën tuaj në aspektin financiar.

Luani

Nëse keni pasur një partner serioz deri më sot, do të keni favore. Bashkëpunimi do të përforcohet. Ju nuk duhet të bëni shpenzime në financë, pasi buxheti nuk do të rritet.

Virgjeresha

Sensualiteti do të rizgjohet, kështu do të kuptoni më mirë partnerin. Beqarët do të kenë mundësi për takime të veçanta. Përsa iu përket financave duhet të tregoheni më të matur.

Peshorja

Të gjithë ata që janë në çift do kalojnë së bashku eksperienca të reja. Për beqarët do ketë jo vetëm takime por edhe dashuri me shikim të parë. Buxheti financiar është i mirë.

Akrepi

Në jetën në çift do keni probleme me komunikimin, pasi do të keni debate të vogla. Bëni kujdes me fjalët tuaja, sepse do pendoheni më vonë. Aspekti financiar është i duhuri.

Shigjetari

Nëse keni kohë që keni probleme me partnerin, mund t’i diskutoni ato. Vetëm kështu do mund të gjeni zgjidhjet e duhura. Në planin financiar do keni surpriza, duke pasur të ardhura.

Bricjapi

Sot nuk do të jeni në humorin e duhur. Ju keni nevojë që të bëni çdo gjë në fuqinë tuaj, për ta ruajtur dhe bindur kolegët tuaj që të bëjnë të njëjtën gjë. Qëndroni me miqtë tuaj.   

Ujori

Sot do të jeni të mbrojtur nga planetët. Beqarët do të argëtohen me shoqërinë e tyre. Iniciativat që do të merrni në planin financiar, do t’ju çojnë atje ku keni dashur gjithmonë.

Peshqit

Sot duhet të tregoheni tolerant me partnerin në disa biseda që do të bëni me të. Beqarët do të takojnë persona të rinj. Ju do të merrni ide nga miqtë për të menaxhuar të ardhurat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura