Horoskopi i datës 31 maj 2016

May 31, 2016 | 7:00
SHPËRNDAJE

DASHI

Sot duhet të bëni kujdes me bisedat që do bëni me partnerin. Financat do jenë të mira. Ju do i kryeni të gjitha shpenzimet që keni menduar më parë.

DEMI

Sot do ndiheni mirë pranë partnerit tuaj. Ju do të flisni për çështje interesante me të. Në aspektin financiar duhet të ecni me arsyetim, që çdo gjë të ketë sukses.

BINJAKET

Sot do keni një komunikim të mirë me partnerin. Me shpenzimet tregohuni të matur në mënyrë që të mos keni probleme, se jo gjithmonë do ju ndihmojnë njerëzit tuaj.

GAFORRJA

Sot disa gjëra do shkojnë më mirë nga sa mund ta kishit menduar ndonjëherë me partnerin. Në aspektin financiar nuk duhet të neglizhoni as problemet e vogla.

LUANI

Sot duhet të shprehni mendimet tuaja për një çështje të caktuar te partneri. Në aspektin financiar do dini si të mënaxhoni të ardhurat tuaja.

VIRGJERESHA

Sot duhet të tregoheni tolerant me partnerin. Në aspektin financiar duhet të dëgjoni idetë që do ju jepen nga miqtë tuaj, që të keni më shumë të ardhura.

PESHORJA

Sot do merrni vendime të rëndësishme që i keni menduar më parë me partnerin. Aspekti financiar do të jetë i mirë, prandaj bëni disa blerje.

AKREPI

Sot duhet të toleroni më tepër se zakonisht, pasi mund të keni probleme me partnerin. Në aspektin financiar shpenzoni për gjërat që ju duhen.

SHIGJETARI

Sot do e keni të lehtë për të biseduar me partnerin një problem. Aspekti financiar është i duhuri për të bërë shpenzimet që ju interesojnë më shumë.

BRICJAPI

Sot do keni komunikimin e duhur me partnerin. Financat janë të mira, pasi keni ditur të menaxhoni me kujdes çdo gjë. Pjesë e këtij suksesi kanë qenë dhe miqtë tuaj.

UJORI

Sot do jeni në shoqërinë e këndshme të partnerit tuaj. Aspekti financiar do jetë i mirë. Nëse doni të shpenzoni flisni me një person që ka më shumë ide.

PESHQIT

Sot do kuptoni partnerin për çdo gjë, madje do merrni dhe vendimet me rëndësi. Në aspektin financiar nuk mund të bëni shumë shpenzime, pasi nuk do të keni të ardhurat që doni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura