Horoskopi i datës 30 qershor

Jun 30, 2015 | 8:30
SHPËRNDAJE

DASHI

Për çiftet do jetë një ditë e mrekullueshme. Do tregoheni më tolerante e më të hapur me atë që keni në krah. Nga ana tjetër do filloni të bëni edhe disa plane për të ardhmen.

 

DEMI

Për çiftet që kanë disa kohë bashkë gjërat do shkojnë mirë gjatë kësaj dite. Do tregoheni shumë më të hapur dhe do bëni goxha lëshime. Perspektiva shumë të mira financiare.

 

BINJAKET

Nëse keni mosmarrëveshje të mëdha me atë që dashuroni duhet të flisni me të dhe jo t’ua tregoni të gjithëve ato që po iu ndodhin. Do ketë disa që do tallen dhe do iu mbajnë nëpër gojë.

 

GAFORRJA

Qetësia do të mbizotërojë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Edhe për ato gjëra mbi të cilat nuk keni të njëjtin mendim do flisni me qetësi.

 

LUANI

Jeta juaj sentimentale do mbrohet mjaft nga planetët. Nëse jeni në një lidhje do e përforconi besimin dhe respektin për njëri-tjetrin. Të ardhurat do fillojnë të rriten duke qenë se do tregoheni më të matur me shpenzimet dhe më të organizuar.

 

 VIRGJERESHA

Ditë harmonike për ata që janë në një lidhje. Më në fund do dilni nga situata e ndërlikuar dhe me probleme në të cilën keni qenë dhe do e stabilizoni situatën.

 

PESHORJA

Nëse keni kohë që jeni lidhur me dikë, do vazhdoni bashkëpunimin me të si në ditët e para të lidhjes. Yjet do iu krijojnë ambientin e përshtatshëm për të dashuruar në mënyrë pasiononte.

 

 AKREPI

Ditë jo shumë e qëndrueshme kjo sotmja për jetën tuaj në çift. Mund të keni disa debate dhe mosmarrëveshje. Kujdes me ato që do thoni.

 

 SHIGJETARI

Ditë e bukur dhe plot diell kjo e sotmja për jetën tuaj në çift. Do përjetoni kënaqësi të mëdha falë surprizave që do iu përgatisë partneri.

 

BRICJAPI

Ju që jeni në çift do kaloni një ditë të qetë. Edhe pse në disa momente partneri do iu qëndrojë pak larg, gjithçka lidhet me impenjimet e tij, jo sepse nuk iu do. Në planin financiar duhet të merrni masa të rrepta në mënyrë që buxheti mos tronditet aspak.

 

 UJORI

Planetët do ua bëjnë edhe më të bukur jetën në çift gjatë kësaj dite. Çdo gjë do shkojë më së miri ndërmjet jush dhe partnerit dhe do kaloni disa momente emocionuese.

 

PESHIT

Konfigurimi i yjeve do sjellë qëndrueshmëri në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Do jeni më sensualë dhe të ëmbël me partnerin tuaj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura