Horoskopi i datës 3 Maj 2016

May 3, 2016 | 7:00
SHPËRNDAJE

DASHI

Mirëkuptim, toleranc dhe bashkëpunim do të keni sot me partnerin. Në aspektin financiar planetët do t’ju bëjnë më të arsyeshëm. Bëni kujdes me llogaritë ku duhet të shpenzoni.

DEMI

Sot do të jetë një ditë e duhur për t’u kuptuar me partnerin tuaj. Sektori i financave do të jetë i mirë. Ju do të merrni disa të ardhura të rëndësishme.

BINJAKET

Ditë e bukur sot për aspektin afektiv. Ju do bëni më shumë për partnerin. Në planin financiar duhet të dicni si të veproni me të ardhurat që keni.

GAFORRJA

Sot merrni gjërat shtruar dhe tregohuni më tolerant në aspektin afektiv. Buxheti do të jetë i duhuri. Prandaj nëse doni të bëni shpenzime mund ta realizoni.

LUANI

Sot duhet të mendoni diçka më ndryshe se zakonisht, për të pasur një ditë të bukur. Në aspektin financiar do të merrni të ardhura, të cilat mund t’i shpenzoni.

VIRGJERESHA

Sot do ju ndryshojë humori. Ju nuk do të kuptoheni siç duhet me partnerin, por do të kaloni dhe momente të këndshme. Buxheti do të ketë probleme, për shkak të shpenzimeve.

PESHORJA

Personat që kanë partner, do të kalojnë një ditë të bukur. Në aspektin afektiv ju do të kuptoheni mirë me partnerin. Në financë do jeni të matur, të arsyeshëm dhe të organizuar.

AKREPI

Dita e sotme do jetë e bukur për aspektin afektiv. Secili do mendojë si ta bëjë partnerin e vet të lumtur. Aspekti financiar do të jetë i mirë, prandaj bëni blerje.

SHIGJETARI

Sot duhet të jeni më të vëmendshëm ndaj partnerit tuaj. Në aspektin financar do jeni të arsyeshëm, si të veproni me të ardhurat që keni këtë periudhë.

BRICJAPI

Sot do të jetë ditë e duhur për ti shprehur partnerit tuaj gjithçka të bukur që mendoni për të. Më financat gjërat do shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.

UJORI

Sot duhet të tregoheni të sinqertë me partnerin në çdo bisedë që do bëni. Në planin financiar do arrini të keni të ardhurat që keni dashur gjithmonë.

PESHQIT

Sot do keni një raport mjfat të mirë me partnerin. Në aspektin financiar, idetë tuaja do të jeni të duhurat për të zgjidhur problemet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura