Horoskopi i datës 3 korrik

Jul 3, 2015 | 8:30
SHPËRNDAJE

Dashi
Mos nënvlerësoni një kërkesë për ndihmë; njeriu që do t’ju drejtohet juve do të dijë t’jua shpërblejë. Sa herë që ndodheni në vështirësi do të keni mbështetjen e plotë të partnerit.

Demi
Po mbyteni në dyshimet tuaja. Dikush do të lodhet duke ju pritur nëse nuk bëni veprimet e duhura. Këto ditë jeni shumë kontradiktorë në mendime.

Binjaket
Edhe pse keni të drejtë, për sot përpiquni të evitoni debatet. Sidomos në punë është mirë të mbani një qëndrim neutral. Duhet të pushoni nëse keni udhëtuar këto ditë.

Gaforrja
Do të dini të vlerësoni në maksimum një gjest miqësie që do t’ju japë besim për të ardhmen. Mos i evitoni përgjegjësitë që keni, duhet të raportoni për punën e bërë.

Luani
Keni pritur me durim momentin e duhur për të rimarrë fitoren. Do të përfundoni disa marrëveshje dhe do të merrni iniciativën për të komanduar si në punë, edhe në jetën private.

Virgjeresha
Keni projekte të këndshme me miqtë si për punën edhe për kohën e lirë. Do të keni një fitore që ju ka kushtuar shumë mund në çështjet e punës apo të biznesit

Peshorja
Duhet të keni guxim në veprimet që bëni. Nëse vërtet doni të bëni për vete një person që ju intereson duhet të veproni sepse sot fati është në anën tuaj.

Akrepi
Kujdes nga gënjeshtrat sepse ato për ju i kanë vërtet këmbët e shkurtra. Hëna është në pozicion të kundërt me diellin dhe mund të shkaktojë konfuzion në idetë tuaja.

Shigjetari
Yjet ju favorizojnë në të gjitha veprimet që do të merrni. Përqëndrohuni në synimet që keni më për zemër; sot do ti arrini. E favorizuar fusha e ndjenjave

Bricjapi
Nëse doni të përballoni diçka që ju vë në siklet, bëjeni menjëherë. Do të jeni shumë të bindur në atë që bëni dhe të tjerët nuk mund t’ju kundërshtojnë.

Ujori
Sot nuk do të mund ti jepni vëmendjen dhe ngrohtësinë e duhur gjërave që mund të stabilizojnë një raport. Do të keni debate të forta, prandaj tregohuni sa më të qetë.

Peshqit
Nuk arrini të kënaqeni as përpara komplimenteve më të veçanta që do t’ju bëhen. Do të keni një pakënaqësi që as vetë nuk e dini nga ju vjen.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura