Horoskopi i datës 28 qershor

Jun 28, 2015 | 8:30
SHPËRNDAJE

DASHI
Sot nuk keni dëshirë të lëvizni kudo, për të bërë gjërat tuaja. Pasi disa prej tyre ju duken të vështira për t’u realizuar. Nëse e mendoni mirë, gjithçka është e lehtë.

DEMI
Sot duhet të jeni të qartë me veten tuaj. Ju keni aftësi për të zgjidhur problemet tuaja në mënyrën e duhur. Pas kësaj, ju do të jeni në humor, duke e shprehur te miqtë.

BINJAKET
Ju jeni në proces ndryshimi në aspektin profesional. Kjo do disa ditë të realizohet. Ky ndryshim është pozitiv për ju, mbase do të merrni një pozicion më të mirë në punë.

GAFORRJA
Sot do të tregoni durimin tuaj, në disa situata. Ju do të merrni pjesë në aktivitete, ku do të tregoni aftësistë më të mira. Nëse doni të udhëtoni, lëreni për ditë tjetër.

LUANI
Sot do të keni disa ide interesante në aspektin profesional. Nëse nuk zgjidhni disa çështje në punën tuaj, merrni mendime nga miqtë tuaj. Pranoni idetë që ju duken të mira.

VIRGJERESHA
Sot do të keni disa probleme financiare. Ju keni aftësitë e duhura për t’i zgjidhur ato. Planifikoni mbrëmjen me miqtë tuaj, duke u argëtuar në mënyrën e duhur me ta.

PESHORJA
Sot nuk do të keni energjinë e duhur për të bërë gjërat që doni. Por ju jeni objektiv në çdo situatë. Nëse nuk bëni realitet ato dëshira që ju keni, prapë jini optimist.

AKREPI
Sot mendoni se çdo gjë e keni në favorin tuaj. Në të vërtet duhet t’i shikoni më mirë dhe në mënyrë objektive, para se të veproni. Raporti me partnerin tuaj është i mirë.

SHIGJETARI
Sot duhet të jeni më të disiplinuar në punën tuaj. Ju mund të ndryshoni metodat tuaja të punës, mbase duke organizuar mirë grupin. Këto janë zgjedhjet më pozitive.

BRICJAPI
Sot është ditë pozitive, prandaj shfrytëzojeni me personat që doni. Ju duhet të zgjedhni për të kaluar mbrëmjen me partnerin, apo me miqtë. Vendosni atë që ju mendoni.

UJORI
Sot jini të përqendruar në ato gjëra që bëni realisht. Aspekti financiar nuk është ashtu siç dëshironi. Por me optimizëm, do të realizoni një projekt tuajin me sukses.

PESHQIT
Sot aspekti profesional do të jetë i mirë, pasi komunikimi juaj me të tjerët është i duhur. Ju duhet të jeni objektiv në vendimet tuaja. Në mbrëmje takohuni me miqtë tuaj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura