Horoskopi i datës 28 prill

Apr 28, 2015 | 8:30
SHPËRNDAJE

Dashi

Ju duhet të qëndroni të vetëdijshëm për nivelet tuaja të frustrimit. Ato mund të dalin jashtë kontrollit nëse ju nuk jeni të vëmendshëm. Një person i afërt do t’ju jap këshilla.

 Demi

Sot prisni diçka serioze nga një person, i cili zakonisht nuk është i ndjeshëm. Ju doni të nxirni në pah çështjet tuaja me këtë person. Kjo do të realizohet siç e keni menduar ju.

 Binjaket

Idetë tuaja janë duke u drejtuar vetëm drejt ndryshimit. Ju e dini pak a shumë se çfarë doni prej tij. Siguroheni që të merrni ide pozitive edhe nga miqtë tuaj, për të pasur sukses.

 Gaforrja

Aftësia juaj për të menduar gjëra pozitive është një nga pasurit tuaja më të mëdha. Kjo do të thotë se ju nuk mund shqetësoheni me gjëra të vogla. Realizoni çdo gjë me sportivitet.

 Luani

Ju nga natyra nuk jeni skeptik. Sot, ndryshe nga herët e tjera ju mund të hidhni dyshimin mbi një nga më të mirët e tyre. Sigurohuni që ju të jeni në gjendje të pranoni të vërtetën.

 Virgjeresha

Ju mund të jeni personi që lëviz shpejt në punë ose me shokët tuaj. Kjo nuk do të thotë se nxitimi i të tjerëve është i dobishëm. Mendohuni mirë, para se të bëni veprime.

 Peshorja

Ju jeni i famshëm për mbajtjen e një mendje të hapur, por ky llojë pavendosmërie është e tepruar. Ju duhet të qëndroni të palëkundur. Do jetë e vështirë të ndryshoni pikëpamje.

 Akrepi

Nëse doni diçka sot, ju mund ta realizoni atë. Filloni punën dhe sigurohuni që ju të mbani shënim të gjitha idetë tuaja. Këtë çështje mund ta bisedoni edhe me partnerin tuaj.

 Shigjetari

Sot dëshironi të filloni një projekt të rëndësishëm në aspektin profesional. Ju do të merrni ide nga kolegët tuaj, që gjithçka të ketë sukses. Aspekti financiar është i mirë.

 Bricjapi

Ju do të bëni një përparim të rëndësishëm në një projekt të madh sot.   Sigurohuni që keni realizuar çdo gjë siç duhet. Në aspektin financiar kryeni disa shpenzime që duhen më shumë.

 Ujori

Sot do të merreni me aspektin financiar. Ju duhet të menaxhoni mirë të ardhurat, që do t’ju vijnë nga një projekt i realizuar me sukses. Shpenzoni vetëm për gjëra të rëndësishme.

 Peshqit

Sot mund të jeni një ndihmë e madhe për dikë që është në një nevojë të madhe sot. Ju do të ndiheni mirë për këtë veprim. Organizoni një mbrëmje të këndshme në shoqërinë e tij.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura