Horoskopi i datës 28 Maj

May 28, 2016 | 7:00
SHPËRNDAJE

Dashi 

Dita e sotme do jetë e qetë për sa i përket ndikimeve shumë të forta të planetëve. Ndoshta nën ndikimin e hënës do jeni më të ngeshëm për diskutime, takime apo udhëtime të ndryshme.

Demi

Sot hëna do jetë e mirë në lidhje me çështjet ekonomike. Nëse keni vendosur të bëni lëvizje në këtë drejtim apo prisni lajme ekonomike dita e sotme do jetë e duhura sidomos edhe në lidhje me çështje investimesh të ndryshme.

Binjakët

Dita e sotme me hënën në shenjën e saj do jetë nën një ndikim pozitiv në lidhje me ndryshime të cilat do doni të bëni më shumë në jetën personale. Mund të dëshironi qe këto ndryshime te mos jene vetëm ne jetën sentimentale por edhe ne lidhje me çështje qe lidhen me studime apo udhëtime.

Gaforrja

Dita e sotme do jetë më shumë e lidhur me çështjet tuaja të brendshme familjare apo me ndjenjat tuaja të cilat me sa duket kanë nevojë për një meditim më shumë nga ana juaj. Mund të rrini edhe pak vetëm sa për t’u qetësuar apo të dilni në vende të qeta me njerëz të dashur.

Luani 

Dita e sotme do jetë e gëzueshme në lidhje me shenjën tuaj. Njohje të reja do jenë interesante si në jetën sentimentale ashtu edhe në lidhje me shoqërinë. Qëllime të reja nuk do ju mungojnë dhe kjo do bëjë për vete edhe persona te tjerë.

Virgjëresha 

Dita e sotme me hënën në shenjën e Binjakëve do ketë të bëjë me çështjet e karrierës. Me sa duket sot do arrini të gjeni një zgjidhje përballë një problemi shumë të madh që mund të keni në çështjet ekonomike .

Peshorja 

Dita e sotme do jete e lidhur më shumë me çështje të udhëtimeve, plane të rëndësishme në përgjithësi si dhe kontakte me njerëz që janë larg. Shanset e dyta në një çështje pune apo sentimentale nuk do mungojnë.

Akrepi 

Dita e sotme do jetë e rëndësishme në lidhje me çështjet tuaja shpirtërore. Nuk duhet të humbni asnjë rast qe ju jepet për shpjegim si me veten ashtu dhe me persona të njohur. Ekonomia do përmirësohet.

Shigjetari 

Dita e sotme do jetë e lidhur më shumë me bashkëpunime të ndryshme të cilat si me magji rikthehen në ditën e sotme për t’ju bërë të merrni më në fund vendime për ndryshime në lidhje me këto bashkëpunime apo për të bërë bashkëpunime të reja.
 

Bricjapi 

Dita e sotme do ketë të bëjë me shenjën tuaj më shumë me çështje të punës. Do keni ndryshime apo udhëtime të cilat me sa duket mezi prisnit që ti bënit në këtë periudhë. Lajmet do vijnë të mira në përgjithësi dhe ndoshta do keni më shumë se një propozim për çështje pune.

Ujori 

Dita e sotme do jete më shumë një ditë argëtuese në lidhje me shenjën tuaj. Po kështu do shkojnë mirë planet tuaja krijuese si dhe jeta familjare apo çështje të fëmijëve tuaj.

Peshqit 

Do arrini të keni mundësi të bisedoni apo kontaktoni me persona të afërt të cilët do bien dakord me mendimet apo vendimet qe ju keni marrë apo doni të merrni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura