Horoskopi i datës 27 maj

May 27, 2015 | 8:30
SHPËRNDAJE

DASHI

Planetët nuk do të ndikojnë shumë në jetën tuaj në çift. Ata që kanë pasur mosmarrëveshje do jenë edhe më të qetë. Për të stabilizuar financat duhet të merrni hua nga miqtë.

 

 DEMI

Sot do të jetë një ditë e mirë për aspektin afektiv. Ju do siguroheni akoma më shumë që keni zgjedhur partnerin e duhur. Në planin financiar menaxhoni me kujdes të ardhurat që keni.

 

 BINJAKET

Sot nuk do të jeni në humorin e duhur, për të toleruar partnerin tuaj. Beqarët duhet t’i marrin gjërat shtruar. Në aspektin financiar do të keni të ardhura, prandaj do të shpenzoni.

 

 GAFORRJA

Sot do jeni shumë xheloz ndaj partnerit tuaj, duke e kontrolluar për gjithçka. Beqarët duhet ta njohin mirë një person para se të dalin. Për financat do të jetë një ditë e mirë.

 

LUANI

Venusi nuk do të ketë një ndikim të mirë në jetën tuaj në çift. Ju nuk do të keni një komunikim të duhur me partnerin. Sot do të bëni shpenzime për gjithçka që ju dëshironi.

 

 VIRGJËRESHA

Sot do e mbroni nga gjithçka jetën tuaj në çift. Ju do kaloni më shumë kohë me partnerin tuaj. Saturni do të ndikojë, që ju të merrni masa për të pasur disa të ardhura financiare.

 

 PESHORJA

Sot do të keni bashkëpunim të mirë me partnerin tuaj. Beqarët nuk do të kenë takime të rëndësishme. Në aspektin financiar mund të kryeni investime, pasi do keni shumë të ardhura.

 

 AKREPI

Sot duhet të përdorni fjalët e duhura, nëse doni të bëni një bisedë serioze me partnerin tuaj. Beqarët do të duan të ndryshojnë statusin. Në financë duhet të tregoheni të matur.

 

 SHIGJETARI

Sot do bëni gjithçka që dëshironi në aspektin afektiv. Beqarët do kenë një ditë të favorshme, pasi do takojnë një person interesant. Prespektivat financiar nuk janë të mira.

 

BRICJAPI

Duhet të mendoheni mirë, para se t’i kërkoni diçka partnerit. Beqarët do bëjnë çdo gjë që duan. Aspektin financiar do të jetë i mirë, pasi keni menaxhuar me zgjuarsi të ardhurat.

 

UJORI

Sot do bashkëpunoni në mënyrën e duhur me partnerin, për të filluar një projekt të ri. Beqarët do kenë takime interesante. Në planin financiar nuk do të bëni shumë shpenzime.

 

PESHQIT

Sot do jeni në humor të mirë të bëni gjërat që doni. Beqarët do jenë realist me personat e tjerë. Në planin financiar do të keni shumë të ardhura, prandaj mund të shpenzoni mirë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura