Horoskopi i datës 27 korrik 2016

Jul 27, 2016 | 7:00
SHPËRNDAJE

DASHI

Sadisfaksionet do të mbërrijnë por për fat të keq do të shtojnë zilinë dhe xhelozinë e ndonjë kolegu i cili nuk arrin t’ju vlerësojë. Në lidhjen tuaj të dashurisë përfitoni për të qëndruar sa më afër partnerit.

DEMI

Pas disa ditëve jo shumë të mira, sot për ju do të jetë një ditë e shkëlqyer, ku do të mundni të rifitoni pozicionet që kishit humbur. Në punë impenjohuni pak më.

BINJAKET

Ditë me tension të lartë do ju duhet të kaloni sot. Tregoni një sjellje më të përgjegjshme dhe do të vlerësoheni. Pranoni ngrohtësinë që të tjerët ju japin, pa u bërë arrogantë.

GAFORRJA

Paksa të lodhur ju gjen dita e sotme, sidomos në lidhje me fushën tuaj profesionale. Por mundohuni që ta kaloni sa më mirë që është e mundur në shoqërinë e kolegëve tuaj.

LUANI

Edhe pse bujarë nga natyra nuk do të mundeni të ndihmoni një mik që do ju kërkoje ndihmë. Me partnerin do të kaloni ditë të këndshme, ku do të jetoni momente qetësie dhe relaksi.

VIRGJERESHA

Mos ua vini veshin hollësirave, që ju turbullojnë së tepërmi. Tregohuni më të kujdesshëm ndaj kërkesave të personave që ju  qëndrojnë pranë.

PESHORJA

Sot hëna favorizon ata që kanë kaluar një periudhë jo të qetë. Nëse sjellja e partnerit ju lë dyshime, mos e interpretoni sipas logjikës suaj por flisni me të.

AKREPI

Do të ndjeheni të lënduar nga ftohtësia e një personi  të rëndësishëm për ju, por në momentin e përshtatshëm do të dini të merrni hak me elegancë.

SHIGJETARI

Është e kotë që të kapeni me personat që ju qëndrojnë pranë, duke nxjerrë gjithë inatet e ditës. Tregohuni më të sjellshëm, dhe mbi të gjitha i arsyeshëm në veprimet tuaja.

BRICJAPI
Nëse keni ndonjë gjë për të kërkuar, bëjeni sot sepse do të jetë shumë e vështirë që të tjerët t’u thonë jo. Pozicioni shumë i mirë i yjeve në shenjën tuaj do t’ju sjellë të reja të këndshme.

UJORI

Shfrytëzoni momentet pozitive e mundohuni që të shfryni humorin tuaj të keq duke u impenjuar në aktivitetin e preferuar fizik. Për ata që janë në pritje të shpirtit binjak, do t’ju vijë një shenjë pozitive nga ana e një personi që ju pëlqen.

PESHQIT

Hëna favorizon romantizmin dhe ëmbëlsinë  në çifte të rinj dhe të vjetër. Kush është vetëm do të bëjë njohje të reja. Mundohuni të gëzoni deri në fund këtë periudhë  kaq tërheqëse.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura