Horoskopi i datës 27 janar 2017

Jan 27, 2017 | 7:00
SHPËRNDAJE

Dashi

Filloni të diskutoni më shumë me partnerin tuaj dhe merrni vendime që janë në të mirën e të dyve. Mos u nxitoni për asgjë dhe mos kërkoni të impononi mendimet tuaja.

Demi

Kjo ditë do jetë një nga më të mirat për jetën në çift. Venusi dhe Jupiteri do iu premtojnë momente të lumtura dhe pasion me shumicë.

Binjakët

Jeta juaj në çift do jetë ashtu si ju e kishit ëndërruar. Jo vetëm që do shkoni në qiell të shtatë por do ndiheni të sigurt për gjithçka që keni ndërtuar.

Gaforrja

Jeta sentimentale do jetë prioritet për ata që janë në çift. Do hiqni mënjanë të gjitha problemet që keni kaluar dhe do bashkëpunoni më tepër me atë që keni në krah.

Luani

Nëse lidhja juaj deri tani ka qenë e qetë dhe pa probleme sot do kaloni një ditë të dyzuar. Nga njëra anë do keni momente të ngrohta dhe nga ana tjetër do bëni debate që do iu mërzitin.

Virgjëresha

Gjithçka do të varet nga sjellja juaj sot. Nëse tregoheni arrogantë dhe aspak tolerante situata do të përkeqësohet, ndërsa nëse i kushtoni rëndësinë e duhur dashurisë gjithçka do shkojë mirë.

Peshorja

Marrëdhëniet në çift do jenë të mira dhe secili nga partneret do respektojë liritë e tjetrit. Mos u ndikoni nga askush për të bërë shpenzime marramendëse sepse gjithçka do jetë në disfavorin tuaj.

Akrepi

Nuk do keni as probleme të mëdha dhe as ngjarje shumë të veçanta në lidhjen tuaj. Pa dyshim që do ndani momente qetësie e të këndshme.

Shigjetari

Të lindurit e kësaj shenje dhe sidomos beqarët nuk do kenë një jetë sentimentale të qëndrueshme. Ditë me shumë fat në planin financiar.

Bricjapi

Nëse jeni në një lidhje, Jupiteri mund të sjell probleme. Do tërhiqeni mjaft nga një person të cilin sapo e keni njohur duke harruar se tashmë jeni çift dhe jo beqarë.

Ujori

Është mirë që marrëdhënien me partnerin ta mbështesni tek sinqeriteti sot dhe të diskutoni sa më hapur me të. Vetëm në këtë mënyrë do largoni çdo keqkuptim.

Peshqit

Nëse keni krijuar një lidhje kohët e fundit mund të pësoni zhgënjime sepse do e ngrini atë në piedestal. Është më mirë të tregoheni të matur kur flisni dhe modesti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura