Horoskopi i datës 25 Qershor 2018

Jun 25, 2018 | 0:00
SHPËRNDAJE

DASHI

Falë pozicionimit jo shumë të mirë të Venusit në jetën tuaj sentimentale mund të lindin disa dyshime mbi partnerin. Në planin financiar do mund të realizoni transaksione të rëndësishme.

DEMI

Në përgjithësi, ambienti në çift do jetë i ngrohtë dhe i lumtur. Venusi do ua zgjojë sensualitetin dhe aftësinë joshëse. Do keni mundësi të përmirësoni edhe sektorin financave.

BINJAKET

Çiftet do të hyjnë sot në një fazë të rëndësishme në planin sentimental. Mos u merrni me problemet financiare të të tjerëve sepse boll telashe do keni me tuajat.

GAFORRJA

Nëse keni një lidhje të fortë asnjë planet nuk do mund ta prishë ambientin që është krijuar. Financat do jenë të ekuilibruara, mos u shqetësoni.

LUANI

Për sa i përket jetës në çift, çdo gjë do jetë më e lehtë sot. Gjithsesi planetët këshillojnë të mos jeni aq kritike sa më parë nëse nuk doni të keni debate. Do shpenzoni pa kursim gjatë kësaj dite dhe financat do tronditen së tepërmi.

VIRGJERESHA

Jeta juaj në çift pritet të jetë e mirë sot dhe të mos iu sjellë as shqetësimin më të vogël. Në planin financiar do jeni më të qartë.

PESHORJA

Do mundoheni t’i rregulloni problemet që kanë lindur kohët e fundit me partnerin tuaj. Tregohuni pak më tolerantë dhe të hapur. Sektori i financave do influencohet nga shumë planetë.

AKREPI

Keni nevojë të ndiheni më të sigurt për jetën tuaj në çift? Planetët do jenë në anën tuaj dhe do iu bëjnë të ndiheni mirë. Financat do jenë të mbrojtura dhe ju do bëni transaksionet duhura.

SHIGJETARI

Nëse doni të ndërtoni një lidhje të këndshme dhe jetëgjate, ka ardhur momenti i duhur. Financat do jenë goxha të mira dhe ju mund t’i lejoni vetes të bëni disa shpenzime më tepër.

BRICJAPI

Flisni hapur me atë që keni në krah sot dhe mundohuni me mirësjellje dhe qetësi të rregulloni problemet që iu kanë dalë para. Financat nuk do jenë shumë të mbrojtura kështu që është mirë të shpenzoni me maturi.

UJORI

Shprehini sa më shumë ndjenjat sot dhe bëni gjithçka që atmosfera në çift të vazhdojë të jetë e ngrohtë. Me financat duhet të tregoheni shumë të matur.

PESHQIT

Sot do i kushtoni më shumë rëndësi jetës suaj në çift dhe do merrni disa vendime të rëndësishme. Shmangni shpenzimet e tejskajshme sot sepse nuk është aspak momenti i duhur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura