Horoskopi i datës 25 Nëntor 2017

Nov 25, 2017 | 0:01
SHPËRNDAJE

Dashi

Do të keni fat gjatë ditës së sotme pasi disa nga dëshirat tuaja do të plotësohen. Partneri juaj do të jetë i gatshëm tju shoqërojë ku ju të dëshironi.

Demi

Nuk duhet të keni frikë nga mosmarrëveshjet. Gjithçka do të jetë në favorin tuaj edhe pse keqkuptimet do të jenë të shumta. Në aspektin afektiv do të keni mbështetjen e partnerit.

Binjakët

Do të jetë një ditë e  trishtuar dhe me plot shqetësime. Yjet ju këshillojnë të lini mënjanë gjithçka e të dilni të shoqëroheni me miqtë e gjithçka do të kalojë.

Gaforrja

Do të kaloni më shumë kohë me familjen duke u ndjerë të lumtur  në praninë e njerëzve tuaj. Në punë mos merrni përsipër angazhime që nuk ju përkasin.

Luani

Do të kaloni një ditë të ngarkuar në punë. Në aspektin afektiv, dikush është duke pritur për ju, dhe ju duhet vetëm ta kuptoni këtë. Vështroni përreth!

Virgjëresha

Yjet janë në shenjën tuaj sot, duke ju përkrahur në të gjiktha iniciativat tuaja. Në aspektin fektiv partneri juaj do të jetë miku juaj më i mirë sot, ndaj mund ti tregoni për gjithçka që ju shqetëson.

Peshorja

Mos u përpiqni ti fshini ndjenjat tuaj, por shprehini hapur ato, vetëm kështu do të ndiheni te qetë e të lumtur. Në punë ju presin sfida të reja.

Akrepi

Do të jetë një ditë e zakonshme për ju pavarësisht angazhimeve që do të keni në ambientin e punës. Në aspektin afektiv do të ndjeheni të lumtur  nga gjithçka që ju rrethon.

Shigjetari

Mbroni vullnetin tuaj, shtypni mendimet negative dhe shijoni gjërat e mira në jetë. Vetëm duke qenë optimist do të mund të kaloni një ditë të mbushur plot supriza të reja.

Bricjapi

Dita e sotme do të jetë e mbushur me dinamika për ju, ku do të fitoni shumë respect në ambinetin e punës. Në aspektin afektiv do të bisedoni seriozisht për të ardhmen tuaj së bashku me partnerin.

Ujori

Yjet ju këshillojnë të ruani qetësinë pavarësisht rrethanave në të cilat mund të ndodheni. Lëreni zemërimin pasi nuk do t’ju ndihmojë  në asgjë. Me partnerin flisni hapur sot.

Peshqit

Marrëdhënia juaj me partnerin ka nevojë për më shumë passion dhe aventurë. Disa ditë pushime së bashku do të jetë diçka e mirë për të rindezur pasionin ndërmjet jush.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura