Horoskopi i datës 25 Maj 2016

May 25, 2016 | 7:00
SHPËRNDAJE

DASHI

Mund të impenjoheni më konkretisht në drejtimet që i keni lënë në mes, duke sqaruar gjithçka me veten, se cilat janë ndjenjat tuaja. Ndoshta kështu do të mund të filloni një lidhje të re.

DEMI

Nuk do të keni dëshirë të merreni me impenjimet e punës apo me aktivitete të mërzitshme. Përkundrazi në marrëdhënien tuaj afektive do të jeni shumë i shoqërueshëm e pasionant.

BINJAKET

Edhe në mungesë të një motivi të vlefshëm për t’ju dedikuar me pasion atyre gjërave që juve ju bëjnë kurioz përfitoni për të dalë e për tu argëtuar. Kështu do të mund të gjeni rrugën e duhur për të ecur përpara. 

GAFORRJA

Mund të bëni tuajën  ato gjëra që keni nevojë nëse do të dini që në momentin e duhur ti kërkoni. Edhe pse nuk mund ti merrni të gjitha ato që ëndërroni, bëni mirë të tentoni sepse asnjëherë nuk është keq.

LUANI

Mund të impenjoheni pak më shumë në lidhje me diçka që e meriton plotësisht vëmendjen tuaj. Në këmbim do të merrni mirënjohjen për bujarinë që do të tregoni.

VIRGJERESHA

Mund të vazhdoni të ecni në drejtimin që ju intereson, pa e shfaqur hapur interesin tuaj, duke vëzhguar në radhë të parë terrenin. Kjo gjë do ju ndihmojë që të keni sukses në dashuri.

PESHORJA

Nuk do ju mungojnë idetë dhe kuraja për të mbështetur në mënyrën më efikase një person tepër të rëndësishëm për ju. Një takim i papritur do të mund të ndryshojë shumë gjëra në jetën tuaj.

AKREPI

Do të jetë një ditë e mirë për t’ju kushtuar vetëm dashurisë, familjes, miqve, apo të gjithë atyre që e meritojnë vëmendjen tuaj. Do të ndjeheni me të vërtetë të lumtur.

SHIGJETARI

Me optimizmin tuaj mund të arrini të ktheni në avantazhin tuaj një situatë premtuese për të ardhmen. Në familje mund tu impononi pjesëtarëve të tjerë pikëpamjet tuaja nëse jeni vërtet të sigurt.

BRICJAPI

Mund ti dedikoheni asaj që ju pëlqen, edhe duke lënë pas dorë detyrat e zakonshme, sepse askush nuk do ta vërë re. Kështu do të  mund të rifitoni humorin dhe optimizimin për të ecur përpara. 

UJORI

Qëndrimi i Saturnit në shenjën tuaj do të bëjë që të ndiheni në ankth në zgjedhjet që do të bëni, e të vërë në pikëpyetje pozicionin tuaj. Një pritje e kujdesshme vlen më shumë se një veprim i çekuilibruar, prandaj kini kujdes.

PESHQIT

Mund të pranoni sot një ftesë që mund t’ju bëhet nga një i njohur i vjetër. Kështu do të mund të kaloni disa orë në shoqërinë e kujtimeve tuaja, duke u bërë  më të ndjeshëm në të gjitha drejtimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura