Horoskopi i datës 24 prill

Apr 24, 2015 | 8:30
SHPËRNDAJE

DASHI

Do të jeni mjaft aktive por dhe shume të irrituar sot ndaj bëni kujdes sidomos në ambientin e punës. Në aspektin afektiv yjet ju sugjerojnë të ftoni partnerin tuaj në një vend romantik.

 DEMI

Në ambientin e punës duhet të jenë më të përmbajtur ne vendimet tuaja, për të kapërcyer çdo lloj problemi që mund t’u dalë. Në dashuri, jeni në një fazë bashkëpunimi me partnerin.

 BINJAKET

Do të provoni një emocion mjaft të madh pasi do të mund të takoni një person që përfaqëson të kaluarën tuaj. Në ambientin e punës yjet ju sugjerojnë të jeni të kujdesshëm ndaj ndryshimeve.

 GAFORRJA

Duhet të jeni diplomatikë për të ecur profesionalisht. Në aspektin afektiv evitoni të tregoheni të pasjellshëm me partnerin tuaj pasi mund tju krijohen probleme.

 LUANI

Duhet të jeni më pak kritikë e më të disponueshëm  rreth personave që ju rrethojnë. Në ambientin e punës nuk duhet të lini pas dore asgjë. Në aspektin afektiv nëse jeni në kërkim të një partneri yjet ju këshillojnë të frekuentoni ambiente të reja.

 VIRGJERESHA

Në ambientin e punës do të jeni mjaft aktivë gjatë gjithë ditës së sotme. Në aspektin afektiv vlerësojini mirë ndjenjat tuaja përpara se t’ia shprehni partnerit.

 PESHORJA

Gjatë ditës së sotme do të kërkoni të çlironi mendjen nga mendimet duke qenë më produktivë në punë. Në aspektin afektiv do të prisni me durim  partnerin tuaj.

 AKREPI

Në vendin e punës, ju do të jeni krijues dhe unik. Në dashuri, disa kujtime do t’ju bëjnë të ndiheni pak konfuz dhe jo mirë nga ana emocionale.

 SHIGJETARI

Një mesazh intrigues do të vi tek ju sot, nga një person që do t’ju habis me fjalët e tij. Në punë, duhet të bëni kujdes me fjalët që do thonë të tjerët për partnerin tuaj.

 BRICJAPI

Në vendin e punës, në qoftë se keni nevojë për tu rritur në detyrë, mundësitë janë të mira. Në dashuri, duhet të bisedoni me partnerin për të ardhmen tuaj.

 UJORI

Gjatë ditës së sotme do ti keni idetë e qarta mbi atë çka do të donit të realizoni sot. Në aspektin  familjar do të vlerësoheni dhe admiroheni për aftësitë tuaja .

PESHQIT

Sot jeni në drejtimin e duhur drejt sukseseve dhe arritjeve profesionale. Për këtë arsye ju do të jeni të privilegjuar dhe në dashuri.

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura