Horoskopi i datës 24 Gusht 2017

Aug 24, 2017 | 0:01
SHPËRNDAJE

DASHI

Ide konfuze dhe ndjenja faji do ju mundojnë nëse bëni zgjedhje të nxituara. Kështu që në vend të vraponi , rregulloni raportet tuaja në mënyrë më të qetë.

DEMI

Hëna në shenjë do ju impenjojë në angazhime tepër të rëndësishme. Tregohuni aktivë dhe shumë shpejt mund t’ju vijnë oferta interesante. Dita e qetë.

BINJAKET

Mund të përfitoni hapësira të reja, në brendësi të raporteve profesionale, duke zgjeruar sferën e  aktivitetit tuaj. Ndërmjet influencave planetare përpiquni të udhëtoni me kujdes.

GAFORRJA

Nëse nuk do të arrini të merrni maksimumin, faji është i gjithi i krenarisë, që ju pengon të pranoni kompromiset. Në dashuri, do të arrini të jepni vëmendje dhe ngrohtësi që mund të stabilizojnë raportin.

LUANI

Shumë takime të reja do të vënë në lëvizje ditën sot. Dikush nga ju mund të ndryshojë lehtësisht shoqëri ndërsa dikush tjetër sidomos më të rinjtë, mund të gjejnë shpirtin binjak.

VIRGJËRESHA

Eksperienca të reja në pamje të parë,lidhur me persona që i njihni prej pak kohësh. Të gjithë ata që përpiqen të lëshojnë sinjale për të tërhequr vëmendjen e dikujt, sot do të shikojnë “suksesin” e tyre.

PESHORJA

Pas një “stuhie”, një pajtim i ëmbël gjithmonë do të ishte i përkryer. Bazohuni tek aftësitë tuaja për të komunikuar ndjenja dhe emocione kështu që dhe akulli do të thyhet, duke çliruar një sensualitet të nxehtë.

AKREPI

Betejë fituese, por as vetë ju nuk e dini se kundër kujt po luftoni. Do të keni një dëshirë shumë të madhe për të jetuar si protagonistë, por siç ju ndodh shumë shpesh gjithmonë rrezikoni të  shkatërroni gjithçka në fund.

SHIGJETARI

Do të merrni lajme të këndshme nga dikush që nuk e dëgjonit prej kohësh e do ju bëhet qejfi. Në dashuri tani për tani do të keni më shumë dëshirë për t’u impenjuar në aventura sentimentale të rëndësishme.

BRICJAPI

Një ftesë për në mbrëmje do ju vërë në siklet, por sot do të keni dhuntinë të shkëlqeni në shoqëri. Përfitoni nga forma juaj shumë e mirë për të përfunduar një çështje që e keni shumë për zemër.

UJORI

Përdorni gjithë sensin tuaj pozitiv për të frenuar gjithçka që nuk ju pëlqen. Kujtoni se gjithmonë është mirë të hidhni hapat më ngadalë, për të pasur në dorë rezultatet që kërkoni.

PESHQIT

Merkuri e Venusi do ju ndihmojnë për të pasur një komunikim të shkëlqyer me ata që ju rrethojnë. Fantazia juaj do ju shtyjë në kërkim të emocioneve të reja.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura