Horoskopi i datës 21 prill 2018

Apr 21, 2018 | 0:01
SHPËRNDAJE

DASHI

Pjesa e parë e ditës do ju gjejë disi të menduar. Por gjithçka do të ndryshojë në mbrëmje ku do të mund të organizoni një mbrëmje argëtuese dhe plot të papritura, për miqtë tuaj.

DEMI

Shfrytëzoni këtë ditë për të kaluar momente të bukura së bashku me mikun e zemrës suaj. Impenjimet gjatë ditëve të shkuara ju kanë lodhur shumë, ndaj shfrytëzoni fundjavën për t’u relaksuar, e për ti kushtuar pak kohë vetes e pamjes së jashtme.

BINJAKET

Nervozizmi dhe lodhja do ju bëjnë të padurueshëm. Të gjithë do të bëjnë “garë”për të evituar kontaktet me ju. Çdo motiv do të jetë shkak për tu grindur. Bëni mirë të zgjidhni problemet që ju shqetësojnë dhe mësoni të kërkoni falje.

GAFORRJA

Hëna e Marsi janë akoma aleatë, e kjo bën që të sheshohen mosmarrëveshjet në çift. Kërkoni forma të reja për të kaluar fundjavën, që të mos u bëhet gjithçka monotone.

LUANI

Mundohuni të dialogoni me partnerin, e do të kuptoni që ka shumë nevojë për ndihmën tuaj. Momente të vështira ju ndodhin të gjithëve. Në qoftë se keni mundësi mundohuni të kaloni disa orë në natyrë sepse do ju bëjë mirë, për formën tuaj fizike.

VIRGJERESHA

Gjëja më e mirë që duhet të bëni sot është që të mos u jepni shkas polemikave dhe diskutimeve. Kini kujdes, sepse me sjelljen tuaj, rrezikoni ngrohtësinë e partnerit tuaj.

PESHORJA

Fillimi i ditës do të jetë pozitiv, ku do të ngriheni plot me energji e plot dëshirë për të lëvizur. Në shoqërinë e miqve më të mirë, organizoni një udhëtim jashtë qytetit. Bëni mirë të visheni mirë sepse ndryshe do të keni probleme me shëndetin.

AKREPI

Komunikimi me të tjerët sot do të jetë i përkryer. Do të arrini të kontaktoni me persona , të cilët mund të kenë ndikim në karrierën tuaj. Kurioziteti do ju shoqërojë sot kudo që do të shkoni.

SHIGJETARI

Mund të jetë një ditë fantastike, falë Mërkurit i cili ndodhet në shenjën tuaj, e që ju bën mjaft tërheqës e simpatikë. Bëni mirë të mos ua vini veshin thashethemeve sepse rrezikoni për të prishur gjithçka, ku mund të nervozoni edhe partnerin tuaj.

BRICJAPI

Nuk do të mund të shtyni akoma shpenzimet që keni kohë që mendoni e që do të bëjë të lumtur personin që doni. Mos hezitoni , sepse yjet ju ofrojnë ngritje të situatës ekonomike. Mbrëmje “e çmendur” për ata që janë singëll.

UJORI

Një mik do ju ftojë për të kaluar një  ditë ndryshe nga ato të zakonshmet. Bëni mirë të pranoni sepse do të bëjë të ndiheni me të vërtetë mirë. Mos nguroni e mos pyesni të tjerët në qoftë se zemra u thotë po.

PESHQIT

Më në fund  do të arrini të mblidhni frytet e të gjitha atyre gjërave që keni bërë kohët e fundit. Sidomos në jetën sentimentale, ai person që e doni shumë do ju dhuroje momente të këndshme. Organizoni me miqtë tuaj një fundjavë të bukur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura