Horoskopi i datës 21 nëntor 2017

Nov 21, 2017 | 0:01
SHPËRNDAJE

DASHI
Sot mund të ndiheni në ankth, por njëkohësisht edhe në plogështi. Mund ta kaloni këtë ndjesi duke shpenzuar para. Për disa njerëz, kjo funksionon, megjithatë mos harxhoni gjithçka.

DEMI
Do të jeni shumë optimist dhe entuziast për gjithçka që ndodh rreth jush. Kjo mund të bëjë që të mbani mbi vete përgjegjësi që nuk ju takojnë. Ekziston mundësia që kjo gjë t’ju lodhë fizikisht.

BINJAKËT
Presionet dhe shqetësimet në familje mund t’ju pengojnë sot që të kaloni një ditë të bukur. Mund të keni pasur disa grindje me një person të afërm dhe nuk arrini që ta kaloni një situatë të tillë duke u shtirur se nuk ka ndodhur gjë.

GAFORRJA
Sot do t’ju lindë dëshira për të qenë me miq dhe për të shpenzuar para. Nuk përjashtohet mundësia që të frekuentoni festa me disa miq. Dëgjoni çfarë ju thotë zemra dhe do të jeni e lumtur.

LUANI
Nëse e teproni me ushqimin dhe pijet, atëherë rrezikoni të ndiheni jo mirë fizikisht. Mund t’ju mungojë energjia që të përfundoi disa detyra të rëndësishme. Bëni kujdes me ushqimin e tepërt.

VIRGJËRESHA
Sot do duhet të kaloni shumë kohë duke paguar faturat. Do të tundoheni që të mos i mbaroni sot këto detyra. Nëse mendoni se sot keni nevojë vetëm të pushoni, atëherë kalojeni mbrëmjen në shtëpi.

PESHORJA
Disa mosmarrëveshje apo probleme me mënyrën e të komunikuarit mund ta prishin pak ditën tuaj. Mundohuni të mos përqendroheni shumë të këto probleme dhe shijoni në maksimum ditën tuaj.

AKREPI
Sot do t’ju duhet të mbaroni një sërë detyrash që ju kanë ngarkuar eprorët. Bëni atë çfarë mund të bëni, por mos e teproni sepse mund të dëmtoni shëndetin tuaj.

SHIGJETARI
Sot mund të keni disa probleme me partnerin tuaj. Do të jenë vetëm disa keqkuptime të cilat nëpërmjet komunikimit do të sqarohen. Mjafton të keni kuraje të mos i lini gjërat në mes.

BRICJAPI
Monotonia mund t’ju detyrojë që të shkoni nëpër dyqane dhe të shpenzoni shumë para. Kjo gjë mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë përkohësisht, por në mbrëmje do të keni me vete vetëm një kuletë të zbrazur.

UJORI
Aktivitetet shoqërore sot mund të rezultojnë rraskapitëse për ju. Mundohuni të kaloni më shumë kohë duke pushuar në shtëpi që të fitoni më shumë energji për nesër.

PESHQIT
Mund të merrni disa lajme të cilat do ju bëjnë të mendoheni më shumë për të ardhmen. Përpiquni të mendoni gjithashtu edhe për të tashmen dhe të kaloni më shumë kohë me familjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura