Horoskopi i datës 21 maj

May 21, 2015 | 8:30
SHPËRNDAJE

DASHI

Sot dikush do të vizitojë shtëpinë tuaj për t’ju propozuar të filloni një projekt së bashku. Kjo mund të jetë një ide e mirë, por mos jepni përgjigje direkt.

 

DEMI

Sot do të keni oferta për të dal jashtë në mbrëmje, por ju nuk jeni shumë në humor. Ju këshillohet të qëndroni në shtëpi duke parë ndonjë film komedi. Kështu do të ndiheni më mirë.

 

 BINJAKET

Blerjet që keni bërë kohët e fundit janë më shumë një luks sesa një domosdoshmëri. Ju mund të ndiheni fajtor për këtë, pasi buxheti juaj është zvogëluar. Merrni masat e duhura.

 

 GAFORRJA

Anëtarët e familjes suaj mund të jenë të mërzitur dhe ju nuk dini si të veproni. Vetëm ata mund ti kuptojnë ndjenjat e tyre dhe rrugën e drejtë për të vazhduar. Kujdesuni për vete.

 

 LUANI

Ju mund të bëni disa shkrime sot, ato mund të jenë letra ose krijime. Kjo mund të mos pasqyrojë gjendjen tuaj të vërtet. Nëse nuk ju vijnë shpejt gjërat e këndshme, prisni deri vonë.

 

 VIRGJERESHA

Një mik mund të ketë disa ide jo funksionale për të bërë para. Ditë jo e mirë për të bërë realitet ide të tilla. Nxirrni një justifikim te miku juaj, për të mos pranuar këto ide.

 

 PESHORJA

Çështjet e karrierës mund të jenë të vështira. Sot do të jeni si të hutuar në bisedat që do të zhvilloni me kolegët tuaj. Relaksohuni, se jo gjithçka mund të realizohet brenda ditës.

 

 AKREPI

Disa koncepte të reja që përfshijnë studimet shkencore mund të jenë të vështira. Këto ide janë të reja për ju, prandaj mos jini të paduruar.

 

 SHIGJETARI

Disa ëndrra të gjalla, do të hedhin dritë mbi një kërkim tuajin. Ky mund të jetë një objekt i humbur, ose një informacion i pazbuluar. Mund ta gjeni mes gjërave të ngjashme me të.

 

 BRICJAPI

Një ngjarje sociale do t’ju vërë në kontakt me dikë që do t’iu tregojë histori interesante. Ajo mund të jetë bindëse, por ju mendohuni para se të vendosni.

 

 UJORI

Sot po bëni disa kërkime në thellësi. Për ta bërë më të lehtë kërkimin gjeni subjekte interesante që kanë lidhje me atë që doni të zbuloni.Nëse nuk e gjeni, kërkoni nesër sërish.

 

 PESHQIT

Një vendim që do merrni sot kërkon logjike dhe praktike. Ndonjëherë është mirë të merrni një hap prapa për ti kuptuar më mirë gjërat.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura