Horoskopi i datës 21 Gusht 2017

Aug 21, 2017 | 0:01
SHPËRNDAJE
DASHI
Mundohuni të mos i gjykoni të tjerët nga pamja e jashtme, edhe pse në
pamje të parë një person mund t’ju duket antipatik, me kohë mund të
ndryshoni mendim. Në dashuri do të luftoni për të bindur partnerin se
keni të drejtë për sa i përket një çështjeje paksa delikate.
DEMI
Ndikimet pozitive të planetëve do të tërheqë vëmendjen e shumë
adhuruesve. Do të keni mundësi të shkëlqyera në sektorin profesional,
mundohuni të përfitoni në qoftë se doni të arrini rezultate të
shkëlqyera, në një kohë shumë të shkurtër.
BINJAKËT
Ditë e pasur me të reja të këndshme, që do të reflektojnë në çdo
sektor të jetës. Gjithsesi, mos lini pas dore disa çështje
profesionale apo private që i zvarrisni prej kohësh. Mundohuni të
ndihmoni një mik në vështirësi. Pranoni një ftesë që do t’ju bëhet në
mbrëmje.
GAFORRJA
Kalimi i Hënës në shenjën tuaj parashikon një humor të shkëlqyer dhe
momente të lumtura në marrëdhënien në çift: me këtë gjendje të mirë
shpirtërore që ju karakterizon sot do të arrini të kaloni çdo
vështirësi.
LUANI
Pakënaqësitë e mundshme që i përkasin shtëpisë dhe familjes vijnë për
shkak të angazhimeve të shumta që keni marrë përsipër. Mbajeni moralin
lart, duke bërë gjëra që ju bëjnë të ndiheni mirë.
VIRGJËRESHA
Gjallëria dhe nxitja për të ndërmarrë iniciativa të reja sot nuk do të
mungojë. Yjet do të ndihmojnë ata që sot kanë një provim në shkollë,
si dhe ata që kanë një intervistë të rëndësishme pune.
PESHORJA
Mundohuni të mos mërziteni nëse një ide që keni shprehur në punë nuk
do të merret në konsideratë, siç e kishit shpresuar. Gjithsesi në pak
ditë, situata do të ndryshojë dhe projektet tuaja mund të realizohen
me sukses. Në dashuri gjithçka do të shkojë më së miri.
AKREPI
Do të ndiheni pak të lodhur, por gjithashtu do të keni dhe keqkuptime
me familjarët tuaj, për shkak të vështirësisë që keni për të zgjidhur
menjëherë problemet që ju paraqiten. Duke parë se disa planetë janë në
kundërshtim, bëni mirë të mos merrni asnjë vendim të rëndësishëm, para
se të keni analizuar me kujdes çdo gjë.
SHIGJETARI
Është gjithmonë e vështirë t’i pranoni defektet me vetveten për sa i
përket karakterit tuaj, por në disa rrethana janë pikërisht këto që ju
ndalojnë në arritjen e objektivave të fiksuara më parë.
BRICJAPI
Gjatë kësaj periudhe po u nënshtroheni ritmeve të ngarkuara në punë,
por rezultatet do të kompensojnë sforcimet e bëra. Do të dini të ruani
qetësinë në çdo situatë, edhe në ato më të vështirat të shkaktuara nga
thashetheme e fyerje pa vend.
UJORI
Mos u tërhiqni përballë një dështimi, por perfeksiononi strategjitë
tuaja dhe vazhdoni në rrugën që keni nisur. Në qoftë se keni një
histori dashurie që e keni për zemër, dyfishoni vëmendjen dhe dozën e
ëmbëlsisë ndaj partnerit dhe bëni gjithçka për ta bërë të lumtur.
PESHQIT
Mos u manipuloni nga persona që ju bëjnë lajka duke përdorur fjalë të
bukura. Ndiqni instinktin tuaj për të zgjedhur bashkëpunëtorë, ortakë
në punë ose miq të rinj. Përballoni çdo situatë dhe veproni me
dinamizëm dhe shpirt krijues.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura