Horoskopi i datës 20 Shtator 2017

Sep 20, 2017 | 0:01
SHPËRNDAJE

Dashi

Ekziston mundësia që një ndryshim i madh po ju pret këto ditë. Mund ta shndërroni fantazinë tuaj në realitet, e do të suprizoheni me rezultatin.

Demi

Kohët e fundit ndoshta keni shpenzuar shumë para dhe tani prisni me frikë faturat që do t’ju vijnë. Përpiquni të mos reagoni keq sepse në fakt do të kuptoni se shpenzimet tuaja nuk kanë qenë të mëdha.

Binjakët

Energjia e sotme planetare ju stimulon ambicien, veçanërisht në jetën tuaj profesionale. Ndoshta mund të kërkoni një rritje në detyrë, për të mos thënë një punë krejt të re.

Gaforrja

Kohët e fundit keni qenë shumë i zënë me punët tuaja aq sa keni harruar të fokusoheni te partneri juaj. Mundohuni ta rigjallëroni lidhjen tuaj.

Luani
Sot jeni i përqendruar tërësisht te puna. Asgjë nuk do të mund t’ju shpërqendrojë, megjithatë nga pjesa e dytë e ditës, parashikohen aktivitete interesante.

Virgjëresha

Është një ditë e mirë për çështjet financiare. Do të merrni lajme të kënaqshme lidhur me mundësitë për një pagë më të mirë, ose për një investim që po ecën me sukses.

Peshorja

Eshtë dita e duhur për të reflektuar mbi javët e kaluara dhe t’i shikoni gjërat me perspektive. Ndoshta keni punuar shumë dhe keni harruar prioritet që keni në jetë.

Akrepi
Ju e mendoni veten si njeri praktik, por sot mendimet tuaja do të fluturojnë larg duke ju zhytur në fantazi. Kthehuni në realitet sado i lodhshëm të jetë ai.

Shigjetari
Sot mund të ndiheni shumë i dembelosur. Padyshim që meritoni të bëni pushim pas një punë të gjatë që keni zhvilluar prej kohësh. Vetëm qetësohuni dhe mos mendoni për asgjë.

Bricjapi

Shumë qëllime i keni vënë vetes, por pak keni realizuar deri tani. Merrini gjërat me ngadalë sepse duke u përpjekur të realizoni shumë, mund t’i humbisni të gjitha.

Ujori

Punët e shumta në shtëpi mund të presin. Mjafton që juve të kaloni më shumë kohë duke u qetësuar. Nëse keni fëmijë, shëtitja me ta do të jetë shumë frymëzuese.

Peshqit

Ndjeni nevojën për të bërë ndryshime rrënjësore në jetën tuaj. Niseni nga gjërat themelore të cilat prej kohësh ju shqetësojnë dhe nuk ju bëjnë të ndiheni i lumtur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura