Horoskopi i datës 20 prill

Apr 20, 2015 | 8:00
SHPËRNDAJE

DASHI

Fillimi i kësaj jave për të lindurit në shenjën e Dashit do të sjellë takime që i prisnit prej muajsh. Parashikohet që gjatë ditës së sotme një mik t’ju rrëfejë të vërtetën mbi atë çfarë ju ka munduar prej muajsh. Kujdes, ruani qetësinë!

DEMI

Demi sot do të ndihet i lodhur nga situatat monotone të krijuara si në punë ashtu edhe në jetën private. Yjet këshillojnë se ka ardhur koha të ndryshoni kurs dhe të filloni të mendoni për çfarë ju bën vërtet të lumtur.

BINJAKËT

Një telefonatë e papritur do t’ju bëjë të shtyni çdo takim të planifikuar për sot dhe të kujdeseni më shumë për njerëzit e afërt. Shëndeti do të shfaqet i dobët, ndaj mos lini pas dore konsultat me mjekun.

GAFORRJA

Pas konflikteve të fundjavës më në fund ka ardhur momenti që të lindurit në shenjen e Gaforres t’i gëzohen fryteve të diskutimeve të gjata, por produktive. Por mos mendoni se jeni qendra e botës, pasi në të kundërt do ta gjeni veten sërish të përfshirë në debate edhe më të zjarrta. 

LUANI

Nëse mendoni se dashuria nuk është ‘çështje që s’ju përket’ e keni gabim! Duke nisur nga e hëna dhe përgjatë gjithë javës do të emocionoheni pafundësisht nga një person që prej kohësh tregon interes për ju. Ka ardhur koha t’i hapni derën dashurisë? Pse jo!

VIRGJËRESHA

Një shprehje thotë se kush kërkon gjen! Edhe ju të lindurit e kësaj shenje që prej kohësh nuk po gjeni punën që ju përshtatet, duket se tani është momenti që të mos ndaloni së shpërndari CV, pasi shumë shpejt do ta gjeni veten në profesionin që ju plotëson.

PESHORJA

Problemet me shëndetin ju kanë lodhur javën e shkuar, por kjo s’do të thotë që ju do të hiqni dorë nga angazhimet profesionale që do ju propozohen këtë javë. Një udhëtim jashtë vendi do të jetë mundësia e duhur për t’u rritur në karrierë. Mos e humbisni shansin!

AKREPI

Mëngjesi do të nisë paska i përgjumur për të lindurit e Akrepit, por darka do të jetë një shpërthim i vërtetë në të gjitha drejtimet. Shoqëria apo njeriu i zemrës do të ndihen në qiellin e shtatë në praninë tuaj dhe padyshim që edhe ju do të kaloni momente të paharrueshme.

SHIGJETARI

Nëse mendoni se keni gjithçka në duar dhe nën kontroll, gaboni! Një ndryshim i papritur opinioni nga eprorët për ju mund t’ju bëjë t’ja nisni nga zero. Ndaj yjet këshillojnë të jini me këmbë në Tokë dhe të punoni çdo ditë me po të njëjtin përkushtim.

BRICJAPI

Një propozim martese është në horizont, por do të ndjeni mëdyshje nëse është tani apo jo koha për të thënë ‘po’. Keni pritur shumë një moment të tillë dhe yjet këshillojnë të dëgjoni zemrën, por të shqyrtoni edhe kohën e kaluar bashkë me partnerin/en.

UJORI

Njerëzit që ju rrethojnë presin shumë nga ju! Ndaj ka ardhur momenti që t’u tregoni vendin dhe limitet tuaja për t’i ndihmuar, pasi përkushtimi i tepërt për të tjerët ju ka bërë që të harroni veten tuaj. Të ardhurat tuaja janë përkeqësuar muajt e fundit, por një rritje e tyre pritet duke nisur që nga mesi i kësaj jave.

PESHQIT

Jemi miq besnikë, por dini edhe të kërkoni të njëjtën gjë! Sot ndoshta do të zhgënjeheni kur të mësoni se miqtë tuja jo të gjithë ju kanë ‘njeriun që hapin zemrën’. Disa zbulime do t’ju lënë gojëhapur, por kujdes: Asgjë nuk do të rezultojë se ka qenë me qëllim për t’ju dëmtuar juve!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura