Horoskopi i datës 20 maj

May 20, 2015 | 8:30
SHPËRNDAJE

DASHI
Sot do të keni shumë sukses, edhe pse ju nuk do ta kuptoni këtë. Mund të përfshiheni në një projekt të rëndësishëm që do ju hajë shumë kohë. Megjithatë do të merrni një pagesë të mirë.

DEMI
Dita e sotme mund të jetë e mrekullueshme për ju. Mund të merrni një rritje rroge të papritur. Në fakt as që e kishit menduar se kjo do të ndodhte. Një miku juaj mund t’ju ndihmojë shumë sot.

BINJAKËT
Sot do të keni një dëshirë për të mos dalë nga shtëpia. Mund të mos ndiheni shumë social dhe do të preferoni të qëndroni në vetmi. Me zgjuarsinë dhe eksperiencën që keni kaluar, do ti bëni ballë vështirësive.

GAFORRJA
Do të ndiheni optimistë dhe plot energji. Do të arrini të bëni gjithçka që do ju vijë në mendje. Asgjë nuk do t’ju shkëpusë nga suksesi, nëse do të keni besim te vetja.

LUANI
Sot është dita juaj me fat. Mund të merrni një propozim për rritje në detyrë, ose rritje page. Investoni me zgjuarsi paratë që merrni sepse nëse i shpenzoni të gjitha njëherësh do të futeni në probleme.

VIRGJËRESHA
Mos u habisni nëse papritur takoni sot një mik apo koleg të vjetër. Do të kuptoni se nuk jeni shumë i kënaqur me drejtimin që keni marrë. Ndoshta është koha të bëni disa ndryshime thelbësore.

PESHORJA
Mos u habisni nëse drejt jush vjen një shumë e mirë parash. Kush e di çfarë pune keni bërë për ta merituar këtë shumë. Mos e vini në dyshim fatin tuaj, por pranojeni me dashamirësi.

AKREPI
Jini i hapur ndaj eksperiencave të reja apo ftesave që mund t’ju vijnë. Do të kaloni një periudhë të shkëlqyer dhe keni nevojë për ndryshim, sepse rutina ju ka mërzitur.

SHIGJETARI
Sot mund të merrni disa informacione të rëndësishme. Këto informacione mund të ndryshojnë jetën tuaj plotësisht. Gjithçka do të ndodhë për më mirë.

 BRICJAPI

Së shpejti do të merrni frytet e punës suaj veçanërisht nëse merreni me studime. Keni bërë hapa galopant përpara dhe si rezultat do të merrni rritje në detyrë ose rritje në pagë.

UJORI
Bëni kujdes me tonin e zërit. Për një person mund të dukeni shumë i ashpër. Do të arrini ti mundni kundërshtarët me punën tuaj. Nuk është e nevojshme që të përpiqeni ti bindni të tjerët.

PESHQIT
Së shpejti do te përballeni me disa ndryshime thelbësore. Një miku juaj mund t’ju prezantojë me dikë që mund të jetë partneri juaj i të ardhmes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura