Horoskopi i datës 2 maj

May 2, 2015 | 10:11
SHPËRNDAJE

Dashi

Do të jenë të favorizuara kontaktet e reja që di ju pëlqejnë shumë për përshtypjet që do ju lënë. Në kohën tuaj të lirë, do të merrni një propozim që do ju gëzojë.   

Demi

Sot do të fitoni gjithçka e do të jeni në qendër të vëmendjes. Në ambientin e punës mos lejoni të kapeni ankthi se s’ po bëni asgjë, por merrni situatat me qetësi.   

Binjaket

Do të keni mundësi të mira për të zgjidhur një çështje familjare që prej kohësh ju bënte të ndjeheshit të pasigurt. Në aspektin afektiv mund të kaloni një periudhë të paqëndrueshme.   

Gaforrja

Mosmarrëveshjet me një familjar tuajin mund të ndryshojnë rrjedhën e ditës suaj sot. Në aspektin afektiv do të ndiheni mirë në shoqërinë e disa personave të rinj që mund të takoni sot.

Luani

 Do të jetoni tensione të vogla me një mik të vjetër i cili nuk do të kuptojë gjendjen tuaj shpirtërore. Në aspektin afektiv, do të rigjeni harmoninë në raportin tuaj.

 Virgjeresha

Nuk duhet të kapeni me gjëra banale por përpiquni të provoni potencialin tuaj. Në ambientin e punës do të keni ide favorizuese që do ju bëjnë më të pavarur duke rritur të ardhurat tuaja.

Peshorja

 Në dashuri, sot, do të jetë një fazë pak kritike, në raportin në çift, pasi partneri do të reagojë keq, nga disa të papritura. Në punë, do të jeni të karikuar mirë, për të vazhduar përpara.

Akrepi

Në aspektin afektiv, nuk jeni i kënaqur, sesi po shkon raporti mes jush! Në punë, do të jeni euforik, pasi do të merrni pjesë në një event të rëndësishëm dhe argëtues.

Shigetari 

Në dashuri, do t’ju vijë një lajm, nga një ish-i dashuri juaj, për një çështje që nuk e keni zgjidhur akoma. Në punë, gjithçka do të shkojë normal.

 Bricjapi 

Falë ndikimeve yjore do të kaloni një periudhë të lumtur. Në dashuri ju këshillohet që të mos tregoheni tekanjozë me partnerin.

Ujori

 Nuk duhet t’i shtyni vendimet e rëndësishme. Në ambientin e punës do të keni mundësi të frekuentoni persona që do ju ndihmojë shumë në punën tuaj.

 Peshqit

Gjatë ditës së sotme do t’ju propozohet diçka mjaft interesante në punën tuaj. Në aspektin afektiv diçka nuk shkon me partnerin tuaj e do të ndjeheni të zhgënjyer.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura