Horoskopi i datës 19 Tetor 2017

Oct 19, 2017 | 0:56
SHPËRNDAJE

DASHI

Sot do të gjeni zgjidhjet e duhura për problemet e ndryshme në sektorin profesional, zgjidhje që do të përmirësojnë ndjeshëm pozitën tuaj. Në sektorin e ndjenjave, fantazia juaj do t`ju ndihmojë të bëni për vete atë që ju intereson.

DEMI

Jeni i mbushur plot energji, në këtë ditë të veçantë. Në planin afektiv, parashikohet mirëkuptim dhe harmoni. Raporti juaj po shkon drejt përmirësimit dhe do t`ju falen të gjitha gabimet që keni bërë deri më sot.

BINJAKËT

Ëndrrat tuaja nuk mund të realizohen në këtë fazë por mos u shqetësoni sepse mundësitë për të përmirësuar raportin tuaj, janë duke mbërritur. Në punë, gjithçka duket në favorin tuaj, sidomos nëse jeni i përqëndruar tek problemet.

GAFORRJA

Një përplasje me partnerin do t`ju bëjë të ndiheni indiferent ndaj çdo gjëje që ju rrethon. Yjet ju këshillojnë të bëni një analizë të sjelljes suaj ndaj partnerit dhe të sqaroni keqkuptimet. Në punë, do të gjeni mbështetje për idetë tuaja.

LUANI

Mundësitë për të takuar miqtë dhe vendosur kontakte të reja janë shumë të mira sot. Në ambientin afektiv, do të ndiheni të favorizuar nga shpirti juaj i pavarur. Në punë, parashikohen mundësi të shkëlqyera, të cilat nuk do të vonojnë të bëhen realitet.

VIRGJËRESHA

Yjet këshillojnë të bëni kujdes. Vëreni me vëmendje ata që ju rrethojnë në ambientin e punës sepse nuk duken të jenë të sinqertë. Në dashuri, parashikohet një fazë jo fort e mirë por mos u shqetësoni.

PESHORJA

Do të keni kapacitetin e duhur të përfundoni projekte të reja dhe në përgjithsi, ju rrethon një frymë besimi ndaj jush. Në planin afektiv, do të argëtoheni me partnerin dhe mbrëmjen do të kaloni mes miqve të përbashkët. Një këshillë: mos flisni për të kaluarën!

 

AKREPI

Yjet ju favorizojnë sot në kreativitetin tuaj. Do të ndiheni të suksesshëm në ambientin profesional. Në dashuri, nëse jeni të dhënë pas aventurave, sot është dita e duhur për t`i shijuar.

SHIGJETARI

Këtë fazë, do të jeni në formë të shkëlqyer fizike. Në sektorin profesional, këshillohet shumë durim me bashkëpunëtorët, të cilët në këtë moment, janë më arrogantë se zakonisht. Në sektorin afektiv, duhet të zgjidhni midis të vjetrës dhe të resë.

BRICJAPI

Yjet favorizojnë intuitën tuaj dhe do të arrini të mbyllni kontrata shumë të favorshme, në planin profesional. Në planin afektiv, parashikohet lindja e një ndjenje dashurie në ambientin e miqësisë. Një këshillë: përpiquni të jeni të ëmbël!
UJORI

Jeni duke kërkuar shumë sadisfaksion në ambientin profesional dhe jeni duke kërkuar shkakun për këtë. Në ambientin afektiv, kërkoni dialogun me partnerin tuaj dhe do të kuptoni sesa i rrezikuar mund të jetë raporti juaj.
PESHQIT

Yjet janë në favorin tuaj në sektorin e ndjenjave. Nëse jeni vetëm, keni mundësi të nisni një histori të re. Përkundrazi, nëse jeni çift, do të jetoni momente mirëkuptimi dhe dashurie. Në ambientin profesional, do të ndodheni në vështirësi për shkak të pakujdesisë suaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura