Horoskopi i datës 19 prill

Apr 19, 2015 | 8:26
SHPËRNDAJE

DASHI

Nëse dikush ju kritikon, kjo paraqet një temë tjetër për tw reflektuar, por nuk duhet të shkaktojë konflikt të ri në marrëdhënie me bashkëpunëtorët. Në momente vendimtare, ndjehuni të lirë që të llogaritni në përkrahjen e sinqertë të ndokujt.

DEMI

Mendoni se keni shumë angazhime biznesi apo personale dhe se dikush tjetër po përdor vullnetin tuaj të mirë. Nëse jeni të shqetësuar nga sjelljet e ndokujt, mundohuni që të përdorni parime efikase të respektit dhe barazisë. Ndjeni një ankth të fshehur.

BINJAKËT

Dikush ju kujton ngjarjet e shëmtuara të së kaluarës apo dis allogarive të pa lara, të cilat do kishit dashur vërtetë ti harroni. Dikush ju sjell përballë një përvoje të re të hidhur emocionale.

GAFORRJA

Shumë konflikte mund të sjellin deri në ngatërresa të biznesit apo interesave financiare. Nëse ju mungon mbështetja e dikujt, telefononi personin me të cilin keni ndarë përvoja pozitive dhe interesa të përbashkëta. Partneri juaj po teston durimin tuaj, por ju nuk jeni të gatshëm të përgjigjeni për një sfidë të re apo të kaloni kufijtë e durimit.

 LUANI

Çdo gjë është në duart tuaja, por me kusht që të reagoni në kohën e duhur dhe në pajtim me rregullat e zakonshme të biznesit të sukseshëm. Vlerësoni mirë qëllimet tuaja të biznesit dhe mundësitë reale. Nuk ka nevojë të transferoni nervozizmin tek personi i dashur, bëni diçka në këmbim të mirëkuptimit të ndërsjellë.

VIRGJËRESHA

Ndodheni në pozicion të palakmueshëm tw biznesit me mundësi të kufizuara për veprim. Ngjarjet kryesore po zhvillohen sipas vullnetit tuaj. E tëra që ju duhet është dashuria emocionale e një personi si dhe vëmendja. Megjithatë, keni përshtypjen se sa më shumë që po kërkoni, aq më pak po merrni.

PESHORJA

Keni informata të gabaura në lidhje me një person, andaj edhe po jepni përfundime të gabuara. Mossukesi në biznes është një sekuencë logjike e ngjarjeve dhe përfundim i disa situatave të pakëndshme.

AKREPI

Keni guxim të mjaftueshëm për të thënë se çfarë mendoni para rrethit tuaj, por kjo reflekton keq në biznesin tuaj apo statusin social. Ndonjëherë është e vështirë që të pajtoheni me besime të ndryshme dhe interesa të biznesit.

SHIGJETARI

Përpiqeni të arrini objektivat e biznesit tuaj, por probleme të papritura ju ngadalësojnë procesin. Moslejoni që ndokush t’ju inkurajojë në rivalitet apo në rrezik të biznesit financiar. ndiheni në siklet sepse nuk mund të kënaqni të tjerët.

BRICJAPI

Veproni me vendosmëri dhe jeni ambicioz. Plani juaj i biznesit mund të arrihet në një mënyrë të lehtë dhe me kënaqësi. Jeni në gjendje për të provuar aftësitë tuaja intelektuale apo praktike. Nukka arsye që të dyshoni në aftësitë tuaja si dhe në sharmin që e ofroni.

UJORI

Në takim me bashkëpunëtorët, me raste ju mungon durimi dhe sjellja diplomatike. Përshpejtimi i disa situatave të biznesit,për çdo gjë e ka anën e saj të mirë dhe të keqe. Duhet të pranoni ofertën e dikujt dhe të korrigjoni sjelljen tuaj. Dilemat emocionale që ju shoqërojnë, nuk keni nevojë të thelloheni edhe më tej.

PESHQIT

Shmangni situata të panjohura që sjellin çrregullim në marrëdhëniet me bashkëpunëtorët. Me organizim të mirë, shumicëne detyrimeve mund ti përfundoni në kohë dhe mënyrë rutinore. Nëse jeni të befasuar nga reagimi i partnerit tuaj, bëni gjithcka që është e nevojshme për të zgjidhur pasionet e zjarrta. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura