Horoskopi i datës 19 prill 2018

Apr 19, 2018 | 0:00
SHPËRNDAJE

Dashi

Ditë shumë e mirë për mbledhjet tuaja shoqërore. Mundohuni ta kaloni ditën me miqtë që e meritojnë vërtet respektin tuaj. Mjaft energji planetare janë rezervuar për ju sot.

Demi

Impulsiviteti i sotëm do t’ju hapë probleme të mëdha. Disa fraza të kolegëve apo të miqve nuk do t’ju pëlqejnë aspak. Tentoni diçka më të ndryshme, në fund të fundit keni shumë mundësi tani.

Binjakët

Dikush është ende i dashuruar me ju dhe mund t’ju bëjë një surprizë të mrekullueshme. Në fund të fundit dashuritë e mëdha mund të bëjnë xhiron e botës, por në fund kthehen sërish.

Gaforrja

Sot duhet të bëni durim për gjithçka. Duhet të prisni që disa situata të zgjidhen vetë. Të favorizuara do të jenë takimet me miqtë.

Luani

Bota duhet përballuar me kurajë. Sot do të keni një rast shumë të mirë për t’u treguar të gjithëve se nuk dëshironi të fshiheni dhe se dini të mbani përgjegjësitë tuaja. Kurojeni më shumë pamjen.

Virgjëresha

Dëgjojini më shumë ata të cilët ju qëndrojnë pranë dhe e duan të me të vërtetë të mirën tuaj. Mos u ndikoni nga miqtë falsë. Në përgjithësi do të jetë një ditë me fat.

Peshorja

Për personat e shenjës së tuaj në këtë periudhë janë të favorizuara dashuritë e vjetra: do të bënit mirë të dëgjonit arsyen. Është momenti që të luani mirë çdo gjë.

Akrepi

Nëse jeni nga ata persona të cilët keni tradhtuar, duhet të dini se sot ka mundësi që të zbuloheni. Mos u nxitoni që të ndihmoni dikë që nuk e meriton ndihmën tuaj.

Shigjetari

Do t’ju kontaktojë një mik i së shkuarës. Do të jeni super shoqëror, do të shkëlqeni dhe duket se kjo do të jetë një ditë shumë me fat për ju. Në familje do të festoni për një lajm të mirë.

Bricjapi

Një mik do të duket veçanërisht ziliqar, por mos i mbani mëri. Periudhë e mirë për vendime të rëndësishme. Kini më shumë besim te vetja juaj.

Ujori

“Armatosuni” me durim dhe përballojeni këtë periudhë pa iluzione false. Një shok ose shoqe mund t’ju japë një dorë. Me kolegët duhet të jeni më shumë të komunikueshëm.

Peshqit

Sot një person do t’ju zhgënjejë shumë. Por duhet të keni parasysh se ky person po kalon një periudhë të vështirë me veten, ndaj mos i vini re.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura