Horoskopi i datës 17 shkurt 2016

Feb 17, 2016 | 7:00
SHPËRNDAJE

DASHI

Sot do të merrni pjesë në një aktivitet social. Ju do të bisedoni çështje të ndryshme me disa persona. Pas kësaj, mirë do ishte të qëndronit në shtëpi, për t’u relaksuar.

DEMI

Sot do të bëni disa blerje për shtëpinë tuaj. Të ardhurat mund të mos jenë mjaft të mira, nëse shpenzoni gjithmonë. Mirë është të merreni me ndonjë aktivitet interesant dhe argëtues.

BINJAKËT

Sot nuk do të keni energjinë e duhur për të bërë gjërat që dëshironi. Në një ditë si kjo, mund të bëni një shëtitje me miqtë tuaj. Ju do të jeni në formë të mirë pas këtij veprimi.

GAFORRJA

Sot do të zgjidhni të merreni me punët e karrierës, ose të bëni disa rregullime në shtëpi. Mendoni atë zgjedhje që është me produktive. Organizoni një mbrëmje të bukur me miqtë.

LUANI

Sot do ta kaloni ditën me miqtë tuaj, duke bërë biseda të ndryshme. Ju do të jepni disa ide për të bërë një udhëtim të këndshëm në shoqërinë e tyre.

VIRGJËRESHA

Sot do të jeni në shoqërinë e disa kolegëve. Çdo bisedë që do të bëhet, ju do ta dëgjoni me kujdes, duke dhënë mendime aty ku duhet. Në aspektin financiar çdo gjë shkon mirë.

PESHORJA

Sot partneri ose një miku juaj, do të dojë më shumë mendime nga ju. Kjo nuk është ditë pozitive për të marrë pjesë në aktivitetet sociale. Nesër mund të bëni çdo gjë që dëshironi.

AKREPI

Sot do të merreni me një projekt që ka të bëjë me punën tuaj. Ju keni ide interesante sesi mund ta realizoni sa më mirë atë. Në mbrëmje qëndroni në shtëpinë shoqërinë e miqve.

SHIGJETARI

Sot komunikimi me të tjerët nuk do të jetë më i miri. Ju do të shprehni idetë tuaja te disa persona për një çështje sociale. Në mbrëmje bëni një shëtitje me miqtë tuaj.

BRICJAPI

Sot do të merreni me çështjet profesionale. Ju do të filloni një projekt të ri, që do të ndikojë pozitivisht te financat tuaja. Festoni në mbrëmje me partnerin dhe miqtë tuaj.

UJORI

Sot duhet të jepni idetë e duhura në një aktivitet të rëndësishëm. Komunikimi me të tjerët duhet të jetë më i miri, për të pasur sukses. Kaloni një mbrëmje të bukur me partnerin.  

PESHQIT

Sot do të realizoni ato gjëra që janë më të rëndësishme. Ju do të takoni disa nga miqtë tuaj, dhe do të bëni biseda të ndryshme. Në mbrëmje qëndroni me personat që ju doni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura