Horoskopi i datës 17 prill

Apr 17, 2015 | 8:30
SHPËRNDAJE

Dashi

 Gjatë kësaj dite si ata që janë në çift ashtu edhe beqarët do jenë joshës dhe sharmante. Mos u druani të thoni gjithçka që ndjeni. Ju nuk duhet të bëni shumë shpenzime financiare.

Demi

Do filloni të lodheni me rutinën në jetën në çift dhe kjo mund t’iu shtyjë të shihni diçka tjetër. Kujdes me veprimet tuaja. Yjet do ju sjellin shumë fat në aspektin financiar.

Binjaket

Çiftet do kenë një ditë përgjithësisht të qetë. Gjithsesi bëni kujdes me ato që do thoni për të mos nxitur konflikte. Në aspektin financiar nuk mund të keni përfitime në të ardhura.

Gaforrja

Ambienti yjor do të favorizojë dashurinë për çiftet. Ata që janë të martuar do të gjejnë pasionin. Në planin financiar do ju jepen mundësi interesante, për të rregulluar gjithçka.

Luani

Marrëdhënia në çift do jetë e ngrohtë. Influenca e planeteve do sjellë edhe ndonjë konflikt të vogël. Në aspektin financiar do të tregoheni të zgjuar për të menaxhuar të ardhurat.

Virgjeresha

Nuk do jetë ditë aspak e mirë për aspektin afektiv. Bashkëpunimi i kohëve të fundit mund të prishet. Financat do jenë të mira, por do keni tendencë të shpenzoni për gjithçka.

Peshorja

Nëse kohët e fundit problemet kanë pushtuar lidhjen tuaj, sot ka ardhur koha të bëni ndryshime. Beqarët do marrin një dhuratë. Mund të bëni investime afatshkurtra financiare.

Akrepi

Nëse jeni në çift bëni kujdes nga keqkuptimet që mund të lindin. Mundohuni që t’i shmangni ato me sa të mundeni. Në planin financiar do të gjeni zgjidhje, për të pasur sukses.

Shigjetari

Duhet të jeni më të kuptueshëm dhe më tolerant me partnerin sot. Këto janë bazat, për të pasur një jete të mirë në çift. Në planin financiar merrni ide të reja para se të shpenzoni.

Bricjapi

Partneri juaj do të jetë me shumë fat sot. Ju do të ndiheni të dy mirë dhe do keni supriza të këndshme. Në planin financiar duhet të besoni te aftësitë tuaja, për të pasur sukses.

Ujori

Jeta në çift duket se do të jetë e qëndrueshme, megjithëse pa shumë pasion. Ajo nuk do ndikohet nga planetet. Në planin financiar do gjeni një strategji, për të zgjidhur problemet.

Peshqit

Personat që janë në çift do të tregohen të matur me partnerin. Beqarët do takojnë personin ideal. Në aspektin financiar nuk do të keni të reja, prandaj nuk do të bëni shpenzime.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura