Horoskopi i datës 17 Mars 2017

Mar 17, 2017 | 7:00
SHPËRNDAJE

DASHI

Ju që jeni në një lidhje do i bëni realitet planet që keni bërë me herët. Financat do jenë të qëndrueshme, prandaj shpenzoni për gjërat që doni.

DEMI

Jeta juaj në çift mund të ketë debate, kështu që tregohuni tolerant. Në planin financiar, do jeni më të organizuar dhe do dini si t’i menaxhoni me kujdes paratë që keni.

BINJAKET

Sot do jetë një raport i qetë në çift, prandaj flisni për çdo gjë me partnerin. Aspekti financiar është i mirë, por nuk duhet të bëni më shumë shpenzime që keni menduar.

GAFORRJA

Sot duhet të jeni realist dhe tolerant, për të mos pasur probleme me partnerin. Financat do jenë të kënaqshme, prandaj mund të përfitoni për të blerë disa gjëra të domosdoshme.

LUANI

Sot do kuptoheni për çdo gjë me partnerin tuaj. Buxheti nuk ka për të qenë në gjendjen më të mirë, kështu që kujdes me shpenzimet që do bëni.

VIRGJERESHA

Sot do të jetë një ditë e qetë dhe pa ndonjë aktivitet të veçantë. Buxheti ka për të qenë i mirë, kështu që mund të kryeni shpenzimet që ju duhen.

PESHORJA

Sot do jeni kapriçozë ju të dashuruarit dhe partneri do e ketë të vështirë t’ua bëjë qejfin. Në planin financiar do gjeni zgjidhje për problemet që keni pasur.

AKREPI

Sot bëni biseda të qeta me partnerin, për tu kuptuar mirë. Financat do jene të mira, pasi do të merrni të ardhura nga një sukses që keni realizuar në punë.

SHIGJETARI

Sot shprehni çdo gjë që mendoni partnerit tuaj. Financat do jene te favorizuara, prandaj përfitoni për të bërë disa shpenzime që dëshironi.

 BRICJAPI

Ditë e këndshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Perspektivat në planin financiar do jenë të mira, prandaj mund të bëni ndonjë shpenzim.

UJORI

Sot do të keni një raport të mirë me partnerin tuaj. Aspekti financiar është i mirë, megjithatë nuk duhet të bëni më shumë shpenzime seç keni menduar.

PESHQIT

Sot do të keni një komunikim të mirë me partnerin, pasi ai do të jetë tolerant. Në aspektin financiar duhet të bëni kujdes me shpenzimet që do kryeni.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura