Horoskopi i datës 16 Tetor 2017

Oct 16, 2017 | 0:00
SHPËRNDAJE

Dashi

Nëse do të kërkoni diçka nga partneri juaj atëherë bëje tani pasi vonesa do të jetë në disfavorin tuaj. Tregohuni këmbëngulës sot më shumë se kurrë që të arrini qëllimin tuaj.

Demi

Kjo nuk do të jetë një ditë shumë e mirë për ju dhe për partnerin tuaj. Hëna në shenjë do të bëjë të keni një gjendje emocionale të lëkundshme.

Binjakët

Kujdesuni mbi të gjitha për partnerin tuaj pasi punët e shumta që do t’ju dalin sot do të bëjnë të mos i kushtoni vëmendjen që meriton.

Gaforrja

Një ditë e mbarë për të gjithë ata që janë singëll. Sot do të njiheni me njerëz propozimet e të cilëve duhet ti merrni seriozisht.

Luani

Ditë në të cilën idetë e reja nuk do t’ju mungojnë në të gjithë sektorët ku do të jesh i përfshirë. Por kujdes nga disa ide të rrezikshme të cilat nuk mund të realizohen.

Virgjëresha.

Sot do të keni pranë miq të cilët i vlerësoni, dhe prania e tyre ju bën të ndjeheni vërtet mirë. Mbasditja do të jetë e qetë në ngrohtësinë e familjes.

Peshorja

Është dita më mirë për ti kërkuar falje njerëzve të familjes të cilët i ke mërzitur për një problem personal. Jo gjithmonë ke të drejtë në ato që thua.

Akrepi

Një ditë që nuk do të sjellë asgjë të re edhe pse është fillimi i javës. Fundjava e kaluar në punë do të bëjë që të ndiheni të përgjumur e të lodhur.

Shigjetari

Mos bëni plane konkrete sot por besojini rastësisë dhe instinktit tuaj. Gjithçka do të jetë jashtë normales sot për të gjithë të dashuruarit.

Bricjapi

Zënkat e nisura prej kohësh mes jush dhe partnerit do t’ju bëjnë të merrni një vendim të cilin ai e prêt prej kohësh.

Përpiqu të gjesh mirëkuptimin.

Ujori

Një gjendje jo e mirë shpirtërore dhe emocionale sot. Ndaj mezi do të prisni mbarimin e ditës për tu çlodhur në shtëpi.

Mos u mundoni të merrni vendime.

Peshqit

Sot është ditë e mbarë për të nisur atë që e keni lënë përgjysmë, ndaj shfrytëzojeni fundjavën për i konkretizuar gjërat.

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura