Horoskopi i datës 16 prill

Apr 16, 2015 | 8:30
SHPËRNDAJE

 Dashi

Ata që janë në çift do të mendojnë se nuk e kanë shfrytëzuar aq sa duhet jetën deri tani. Dita do jetë pozitive. Do të tregoni kujdes me financat dhe nuk duhet të merrni vendime.

Demi

Urani do e bëjë jetën tuaj sentimentale edhe më të bukur. Kënaqësitë do jenë të mëdha kështu që mundohuni ta shfrytëzoni ditën. Bëni kujdes me shpenzimet, pasi nuk keni të ardhura.

Binjaket

Marrëdhënia me partnerin nuk do jetë shumë e qetë sot. Mundohuni të mos impononi mendimin tuaj sepse kjo nuk do i pëlqejë partnerit. Ju nuk duhet të kryeni shpenzime financiare.

Gaforrja

Falë ndihmës që do iu japë Mërkuri sot do ia dilni mbanë. Beqarët do kenë shumë takime por nuk do kenë dëshirë të fiksohen diku. Ju nuk mund të kryeni investime të rëndësishme.

Luani

Hëna do ndikojë pozitivisht në jetën në çift gjatë kësaj dite. Lidhja juaj do thellohet më tepër dhe klima do jetë më harmonike. Në aspektin financiar mund të blini gjërat që doni.

Virgjeresha

Nëse jeni në çift duhet të bëni kujdes nga tundimi për të filluar aventura të reja. Beqarët nuk do të takojnë personin e duhur. Ju do të keni të ardhura, prandaj bëni shpenzime.

Peshorja

Jeta në çift do të ketë të papritura të këndshme. Partneri do iu habisë me surprizat qe do ketë përgatitur dhe ju do ndiheni mirë. Ju do të bëni shpenzime për shtëpinë tuaj.

Akrepi

Në jetën në çift do ketë një revolucion të vërtetë sot. Venusi do iu mbështesë dhe do iu krijojë një ambient të ngohtë. Plutoni do iu ndihmojë t’i menaxhoni mirë të ardhurat.

Shigjetari

Falë përkrahjes së Mërkurit ju do jeni të gatshëm të vendosni dialog në jetën në çift. Kështu do të sqaroni edhe mosmarrëveshjet që keni pasur. Aspekti financiar është pozitiv.

Bricjapi

Përsa i përket jetës në çift do të keni surpriza sot. Kujdes vetëm mos bëni ndryshime radikale. Nuk do keni fare probleme me financat, pasi keni ditur si t’i menaxhoni të ardhurat.

Ujori

Do shijoni momente të këndshme me partnerin tuaj. Ju do të shprehni gjithçka që ndjeni për këtë person. Në aspektin financiar merrni ide nga specialistët për të pasur të ardhura.

Peshqit

Nën influencën e Saturnit do tregoheni kërkues ndaj partnerit dhe do e keni të vështirë t’i pranoni defektet e tij. Në aspektin financiar shpenzoni për gjërat më të rëndësishme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura