Horoskopi i datës 15 Tetor 2017

Oct 15, 2017 | 0:02
SHPËRNDAJE

DASHI

Ndikimet planetare gjatë ditës së sotme do ju jenë miq. Në ambientin e punës nuk  duhet ti kushtoni  shumë vëmendje gjërave sipërfaqësore, por të impenjoheni më shumë tek objektivat kryesore.

DEMI

Gjatë ditës së sotme yjet ju sugjerojnë të jeni mjaft të kujdesshëm në ambientin e punës. Jo të gjithë do ju përkrahin në iniciativat tuaja. Në aspektin afektiv do të tregoheni agresivë dhe aspak tolerantë ndaj kërkesave të partnerit.

BINJAKET

Gjatë ditës së sotme do të jeni të favorizuar sidomos në ambientin e punës. Në aspektin afektiv do të merrni sot këshilla nga partneri juaj për të qenë më në formë.

GAFORRJA

Ndikimet planetare gjatë ditës së sotme do të përmirësojnë raportin tuaj sentimental, e nëse jeni singëll do të keni mundësi njohje me persona të rinj. Në ambientin e punës do të merrni komplimente sot nga një epror juaji.

LUANI

Gjatë ditës së sotme, në ambientin e punës do të jeni mjaft konfuzë se si duhet të silleni me një person që ju duket  si pengesë. Në aspektin afektiv do ju prezantohet sot dikush, për të cilin do ju rrahë zemra fort. Një këshillë: përpiquni të jeni të qetë.

VIRGJERESHA

Në ambientin e punës do të tërhiqni vëmendjen e atyre që ju rrethojnë falë gatishmërisë suaj për të bashkëpunuar. Në planin afektiv do të kaloni një mbrëmje në shoqërinë e personave tuaj më të dashur.

PESHORJA

Ndikimet planetare sot do ju japin energji për të përballuar impenjimet e ditës së sotme. Në ambientin e punës do të keni ndonjë shqetësim , por do të zgjidhni gjithçka shumë shpejt.

AKREPI

Do ju duhet të përballeni sot me mjaft impenjime profesionale. Në aspektin afektiv një e papritur sot do të rezultojë diçka pozitive për ju.

SHIGJETARI

Do të dilni në mbrojtje të një kolegu në ambientin e punës, e për këtë do të vlerësoheni nga të gjithë. Në aspektin afektiv, nëse jeni singëll do të keni mundësi mjaft interesante për tu argëtuar sot.

BRICJAPI

Yjet ju këshillojnë të mos luani me ndjenjat. Në ambientin e punës kokëfortësia juaj mund t’ju shkaktojë probleme serioze me ata që ju rrethojnë.

UJORI

Sot do të mblidhni frytet e punës suaj e do të keni sukses në çdo iniciativë. Në ambientin e punës është e mundur një rritje page. Në planin afektiv partneri do ju qëndrojë pranë.

PESHQIT

Një impenjim në punë do ju pengojë të bëni atë çka kishit planifikuar. Në ambientin afektiv do të vendosni rregull në raportin tuaj afektiv duke u treguar të sinqertë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura