Horoskopi i datës 14 gusht 2017

Aug 14, 2017 | 0:01
SHPËRNDAJE

DASHI
Mos u ankoni në qoftë se gjatë kësaj periudhe do t’iu duhet të punoni më shumë se zakonisht. Gjithçka shkon sipas dëshirave tuaja. Në shumë raste do të forconi pozicionin tuaj dhe do të arrini të merrni garanci për sa i përket planit financiar.

DEMI
Mos u shqetësoni në qoftë se gjërat po ecin ngadalë. Përfitoni nga fakti që keni kohë në dispozicion. Në pritje të zhvillimeve të reja, mundohuni t’u kushtoheni gjërave që ju tërheqin më shumë.

BINJAKËT
Pushimet do të jenë tema më dominuese për ju sot, ndërsa puna do të kalojë në plan të dytë. Gjithsesi do të jetë mirë ta përqendroni vëmendjen tek aktivitetet profesionale.

GAFORRJA
Duke u treguar më diplomatikë, do të arrini suksese që do të jenë thelbësore për të ardhmen profesionale. Falë sharmit tuaj, do të arrini sukses në dashuri vetëm në qoftë se nuk bllokoheni nga ndonjë refuzim.

LUANI
Mund të verifikohen ulje e ngritje të humorit, si shkak i disa kundërshtimeve hënore. Puna do të jetë më e lodhshme se zakonisht si dhe mjaft irrituese. Keni ndjesinë që asnjë nuk arrin t’ju kuptojë dhe kërkoni zgjidhje që për momentin nuk i gjeni.

VIRGJËRESHA
Ditë e bukur për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Në qoftë se keni një aktivitet privat, do të keni nevojë për ndihmën e përkohshme të dikujt, për të përballuar një situatë të papritur. Gjeni dhe kohën për t’u argëtuar.

PESHORJA
Mos u mundoni të bini sa më shumë në sy me sjellje që nuk i përkasin natyrës suaj. Këshillohet modelim dhe ekuilibër në çdo situatë. Atmosfera në familje është e mirë dhe harmonia në çift e shkëlqyer.

AKREPI
Hëna dhe Mërkuri ju mbështesin e ju ndihmojnë të kuptoni se ku duhet të perfeksiononi projektet tuaja. Yjet parashikojnë mirëkuptim të shkëlqyer në marrëdhënien tuaj me partnerin.

SHIGJETARI
Qetësia dhe harmonia në çift do të karakterizojnë ditën e sotme. Miqësi të reja, takime dhe udhëtime janë të favorizuara në këtë periudhë. Mundohuni të prisni me optimizëm çdo gjë të re që ndodh rreth jush.

BRICJAPI
Kjo do të jetë një ditë e mirë për sa i përket sektorit profesional, në të cilin do të demonstroni një organizim perfekt dhe një sens praktik të shkëlqyer. Në jetën private nuk do të tregoheni të ndjeshëm ndaj partnerit ose familjarëve tuaj.

UJORI
Do të arrini të zgjidhni në mënyrën më të shkëlqyer një situatë të vështirë falë kësaj dite mjaft pozitive. Yjet sot ju sugjerojnë të tregoheni më diplomatikë dhe me ide më të qarta rreth zgjedhjeve që do ju duhet të bëni. Kujdes me shpenzimet që do të bëni sot, sepse do të jenë më të mëdha se përfitimet tuaja.

PESHQIT
Yjet ju sugjerojnë të përfitoni nga mundësitë e shumta që do t’ju ofrohen sot. Në sektorin profesional do të përballoni çdo detyrë që ju ngarkohet. Mund të udhëtoni e të jetoni situata e vende tërheqëse.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura