Horoskopi i datës 13 tetor 2017

Oct 13, 2017 | 0:01
SHPËRNDAJE

DASHI

Dikush do të mundohet t’ju “magjepsë” me pamjen dhe me fjalë të bukura. Qëndroni të vëmendshëm në çdo moment përpara se të firmosni kontrata, duke marrë në dispozicion kohën për të kërkuar këshilla.

DEMI

Duhet të impenjoheni  për të gjetur zgjidhjen e duhur mbi një çështje në ambientin e punës. Në planin afektiv do të jeni mjaft entuziast mbi raportin tuaj me partnerin.

BINJAKET

Do të vazhdoni të kritikoni gjithçka dhe këdo, por pa bërë asnjë propozim konstruktiv. Mos u jepni shumë pas disa gjërave që nuk janë dhe shumë të rëndësishme në jetën tuaj.

GAFORRJA

Një surprizë e këndshme do ju vërë në humor të mirë që në mëngjes. Siguria në vetvete do ju çojë të përballoni me kokën lart gjithçka që do ju dalë përpara, duke dalë fitues .
LUANI

Stresi tek ju rrezikon t’ju shkaktojë jo pak probleme në familje. Tregohuni më të kujdesshëm  ndaj kërkesave të persona që ju qëndrojnë afër, pa i nënvlerësuar ato.

VIRGJERESHA

Nëse në mëngjes nuk do të jeni në formën tuaj më të mirë, mbasditja do të jetë e përkryer. Do të merrni vendime të rëndësishme pa u marrë më hollësira të kota. Në raportin në çift ju leverdis të tregoheni më të ëmbël.
PESHORJA

Si sjelljet tuaja ashtu edhe fjalët do të jenë shumë bindëse. Jepuni zë dëshirave tuaja, sidomos në fushën profesionale. Shfrytëzoni në maksimum mëngjesin në të cilin gjërat do të shkojnë mirë.
AKREPI

Përqendrohuni te problemet imediate që kërkojnë zgjidhje menjëherë, pjesën tjetër shtyjeni për nesër. Largoni nga vetja melankolinë dhe frikërat sepse ju pret një ditë konstruktive dhe një mbrëmje e bukur me partnerin tuaj.
SHIGJETARI

Nëse jeni singëll, mos u shqetësoni nga vetmia, sepse mund t’ju shtyjë në krahët e dikujt që nuk është për ju. Për të arritur atë që dëshironi gjithmonë duhet pak durim.

BRICJAPI

Hëna do ju dhurojë gjithë energjinë duke i lënë rrugë të lirë argëtimit. Nuk mund të thuhet se sot do të arrini lehtësisht të shkoni mirë me të gjithë, ata që do të takoni.
UJORI

Mos lejoni të përziheni në biznese që nuk ju përkasin. Nëse keni vendosur të “ngacmoni” me armët tuaj joshëse një person që ju pëlqen, përpiquni ta bëni të kuptojë se i interesoni me të vërtetë.

 

PESHQIT

Nëse nuk ju ecën në gjërat që bëni, nuk keni pse të kapeni më ata që janë më të dobët se ju. Disa prej jush do të kalojnë një periudhë jo fort të mirë në raportin në çift, prandaj përfitoni sot për të sqaruar disa gjëra.
 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura