Horoskopi i datës 13 Shtator 2017

Sep 13, 2017 | 0:01
SHPËRNDAJE

DASHI

Në ambientin e punës më në fund do të largohen tensionet dhe shqetësimet. Në aspektin afektiv do të keni gjatë gjithë kohës vëmendjen e partnerit.

DEMI

Në ambientin e punës do t’ju krijohet mundësia për të ecur përpara. Në aspektin afektiv nuk duhet të dekurajoheni pavarësisht situatave .

BINJAKET

Do të keni një vizion të qartë  mbi atë çka dëshironi të realizoni e nuk do të pranoni asnjë kompromis. Në ambientin e punës nuk do ju mungojnë mundësitë për të shfaqur aftësitë tuaja profesionale. Në aspektin afektiv do të jeni të pavendosur se si do të silleni me partnerin.

GAFORRJA

Yjet janë në favorin tuaj sot. Në ambientin e punës duhet të jeni konkretë për të evituar diskutimet me kolegët. Në aspektin afektiv mos u bëni xhelozë.

LUANI

Shumë planetë gjatë ditës së sotme do të influencojnë pozitivisht në shenjën tuaj duke ju dhënë mundësinë të investoni e të dilni të fituar. Në aspektin afektiv kjo periudhë do të jetë romantike.

VIRGJERESHA

Natyra juaj impulsive mund t’ju shkaktojë probleme sot me një partner biznesi. Në aspektin afektiv do të dëshironi të kaloni një mbrëmje të qetë në shoqërinë e partnerit tuaj.

PESHORJA

Do të kaloni pengesat që do ju dalin përpara sot. Në ambientin e punës do të keni mundësinë të rriteni profesionalisht e të realizoni objektivat tuaja. Në dashuri do të tregoheni të sinqertë.

AKREPI

Do të keni mundësi të konfirmoni aftësitë tuaja më të gjithë sektorët. Në ambientin e punës gjatë kësaj periudhe do të konfrontoheni me një person që e konsideronit special. Në aspektin afektiv do të kaloni një fazë evolucioni.

SHIGJETARI

Do të reagoni ashpër ndaj një provokimi që do ju vijojë nga një mik i vjetër. Në ambientin e punës do të ndiheni të shpërblyer pasi gjithçka do të shkojë mirë. Në aspektin afektiv do të jeni mjaft të ndjeshëm dhe është e mundur krijimi i një lidhjeje të re.

BRICJAPI

Do të merrni sot shumë këshilla nga miqtë e kolegët që ju rrethojnë. Në ambientin e punës do të tregoheni mjaft të kujdesshëm. Në dashuri do të merrni sot një propozim interesant.

UJORI

Çdo gjë do të shkojë mirë po angazhimet e ndryshme do ju marrin shumë energji. Në ambientin e punës do të jeni mjaft korrekt dhe nuk do të mungojnë edhe të ardhurat tuaja. Në aspektin afektiv do të bëni gjithçka për të harmonizuar raportin tuaj.

PESHQIT

Dita e sotme do të jetë favorizuese në zbutjen e disa kontradiktave familjare. Në ambientin e punës dëshironi të përmirësoni situatën ekonomiko-financiare. Në aspektin afektiv do të jeni mjaft të vendosur në dëshirat tuaja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura