Horoskopi i datës 13 gusht 2017

Aug 13, 2017 | 0:02
SHPËRNDAJE

DASHI
Sot nuk do të jeni të shoqërueshëm, kështu që evitoni festa, takime e vende të zhurmshme. Kujdes me shpenzimet e tepërta që mund të ndikojnë në buxhetin tuaj.

DEMI
Falë pozicionit të favorshëm të Hënës dhe Jupiterit me shenjën tuaj parashikohen përmirësime në shumë sektorë të jetës. Për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje parashikohen lajme të rëndësishme dhe takime emocionuese.

BINJAKËT
Dita e sotme nuk do të jetë aspak pozitive për ju, ku nuk do të mungojnë probleme shqetësuese. Falë këshillave dhe ndihmës që do t’ju japë njeriu i zemrës, do të arrini t’i kaloni me lehtësi.

GAFORRJA
Sot do të jetë një ditë me fat për ju. Pozicioni i favorshëm i yjeve në shenjën tuaj, ju jep mundësinë të përfundoni me sukses biznese fitimprurëse, si dhe të kontaktoni persona që do jenë të vlefshëm në të ardhmen.

LUANI
Mundohuni të shfrytëzoni energjitë e ditës së sotme për të arritur objektiva ambiciozë, duke eliminuar gjithçka që për ju përbën një problem. Në dashuri për ju kjo do të jetë një periudhë interesante.

VIRGJËRESHA

Me Mërkurin  në shenjë idetë nuk do t’ju mungojnë. Ndoshta duhet sforcoheni më shumë për t’i konkretizuar këto ide. Nw aspektin afektiv marrëdhënia  juaj  me partnerin mund  të pësojë një ndryshim për shkak të një njohje të re.

PESHORJA
Sot nuk do të mungojnë përgjegjësi të reja të cilat mund të krijojnë edhe pak tension midis jush dhe partnerit. Në sektorin profesional, asgjë nuk do t’ju pengojë të mendoni për një përmirësim, si në vendin e punës që keni aktualisht,  si dhe për një punë të re.

AKREPI
Pozicioni i yjeve në qiellin tuaj sot nuk është aspak i favorshëm. Në pjesën më të madhe të ditës së sotme do t’ju duhet të përballoni një situatë financiare komplekse. Kini durim, mos u dekurajoni e vazhdoni të luftoni me gjithë forcat tuaja.

SHIGJETARI
Hëna sot mund të krijojë ndonjë debat në familje, por falë tolerancës suaj gjithçka do  të shkojë më së miri. Në punë do t’ju ofrohet një shans i rëndësishëm. Mos lini t’ju shpëtojë asnjë rast për t’u argëtuar kur bëhet fjalë për një festë ose një darkë me miqtë tuaj.

BRICJAPI
Humori juaj sot nuk do të jetë dhe aq i mirë, gjithsesi forma fizike do të jetë e kënaqshme. Duhet të mbani nën kontroll nervozizmin dhe të tregoheni të shkathët në përballimin e një situate të papritur.

UJORI
Yjet sot do t’ju ndihmojnë  të hiqni çdo dyshim në sektorin e ndjenjave dhe të kini guxim të merrni vendimin e duhur. Për ata që po jetojnë një marrëdhënie aspak të kënaqshme, këshillohet të marrin një vendin sa më parë.

PESHQIT
Hëna në kundërshtim mund të vështirësojë zhvillimin e disa projekteve. Mos lejoni t’ju zërë paniku, por mënjanojeni për pak kohë këtë problem dhe më vonë do ta shikoni me një sy tjetër. Në mbrëmje nuk do të mungojë ndonjë debat i vogël me partnerin, por që do të mbajë gjallë interesin reciprok.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura